You are here

Lëshohet publikisht PHP-Nuke 7.0

AlbLinux's picture

Sapo është vënë në dispozicion të të gjithëve versioni 7.0 i CMS PHP-Nuke.
Njëkohësisht vihet në dispozicion të anëtarëve pagues të Klubit të PHP-Nuke versioni 7.1.

Në versionin e ri 7.0 mund të përmendim zgjidhjen e disa prej difekteve të serive të kaluara, një kontroll më të rreptë në lidhje me sigurinë dhe shtimin e disa funksioneve të rinj, midis të cilëve mund të përmendim sistemin e ri të pikëve, mundësinë e krijimit të blloqeve me skadencë në kohë, mundësinë e ndarjes apo klasifikimit të përdoruesve në grupe.

Ky version mund të shkarkohet duke klikuar këtu (Seksioni Download i AlbLinux.net).