You are here

Lëshohet GNOME-Office 1.0

AlbLinux's picture

Skuadra zhvilluese e Gnome-Office ka bërë të njohur vënien në dispozicion të major-release së parë të suite free software për zyra, që përfshin word processor-in e mirënjohur AbiWord, tashmë në versionin 2.0.

Në këtë suite bëjnë pjesë edhe software zyrtarë për ambientin Desktop Gnome, si interfaqja database Gnome-DB 1.0 dhe aplikativi spreadsheet Gnumeric 1.2.0. Gnome-DB afron API për shfrytëzimin e të dhënave nga databazat më të njohura dhe integrohet në menyrë perfekte me AbiWord dhe Gnumeric. Ky i fundit afron edhe suportin për fletët llogaritëse të krijuara me Applix 5, PlanPerfect, Quattro Pro dhe OpenOffice e nuk qëndron aspak më poshtë se MS Excel, duke mbuluar 100% të funksioneve të tij.

Lajmërimi i plotë mund të lexohet duke klikuar këtu.