You are here

KANOTIX BUG HUNTER 07-2004-A

AlbLinux's picture

Për të gjithë ata që tashmë përdorin apo instalojnë Linux duke shfrytëzuar versionet e ashtuquajtura "Live CD", dua të njoftoj lindjen e një tjetër fork të Knoppix: Kanotix.

Përse të provojmë Kanotix, kur kemi Knoppix? Sepse kjo shpërndarje komplete bazohet krejtësisht në Debian/sid (me përjashtim të XFree) dhe është e optimizuar për t'u instaluar në Hard Disk!

Pjesa më e madhe e drivers janë të përditësuar dhe suportohet hardware i ri si p.sh. Tekram DC395 dhe disa dispozitivë Serial ATA. Kernel është në versionin 2.6.6 dhe janë përfshirë patches më të rendësishëm. Përfshihet XFree 4.3.0-3 (bugfix release) i Debian.