You are here

IBM zgjedh Firefox

AlbLinux's picture

Edhe IBM vendos të "shtyjë" Firefox. Aktualisht rreth 10% e punonjësve të "Big Blue", pra rreth 30.000 persona, përdorin rregullisht në punën e përditshme Firefox.

Duke filluar nga tani, punonjësit e IBM mund të shkarkojnë shfletuesin web nga serverët e brendshëm dhe të kenë në dispozicion HelpDesk-un e shoqërisë.

Ky hap është një nga kreditë më të mëdha besimi Firefox afruar nga një multinacionale e kësaj madhësie.
Nga ana tjetër, për vetë IBM ky është një hap përpara drejt pavarësisë së plotë ndaj produkteve Microsoft, dhe një tjetër konfermim në përkushtimin ndaj open source - sikurse ka vënë në dukje Brian Truskowski, CIO i IBM.

Ndërkohë, është duke ju kryer një kurs special punonjësve të helpdesk, në lidhje me Firefox, duke certifikuar programet e brendshme në menyrë që të funksionojnë plotëshisht me këtë shfletues open source.

Gjithashtu, sipas Truskowski, Firefox duhet t'i kushtojë shoqërisë shumë më pak nga Internet Explorer sepse do të jetë i mundur realizimi i add-on open source.