You are here

Firewall-i më i mirë për Windows është...OpenBSD

AlbLinux's picture

Kështu rezulton të paktën sipas një artikulli të botuar midis lajmeve financiare të Yahoo! Finance.
Tek artikulli me titull "Annual Awards Highlight Top 'Real-World' Solutions in Windows NT/2000/2003 Tools", midis emrave tek lista e tools dhe programeve "më të mirë" për Windows, me buzë në gaz mund të lexojmë dhe emrin e "programit" më të mirë si firewall: OpenBSD.
Komentet mbi "njohuritë" e kujt ka hartuar raportin, ju a lë juve!

Artikulli i plotë mund të lexohet duke klikuar këtu.