You are here

Firefox 1.0

AlbLinux's picture

Nesër, në datën 9 Nëntor 2004, do të lëshohet zyrtarisht versioni 1.0 i Mozilla-Firefox, shfletuesit web që po fiton me shpejtësi zemrat dhe kompjuterët e një numri gjithmonë e më të madh përdoruesish nga mbarë bota.

AlbLinux.net, gjatë gjithë ditës së nesërme do të ndryshojë faqen e tij kryesore me një faqe që reklamon këtë ngjarje, duke u bashkuar me iniciativën e ndërmarrë nga shumë portalë në internet.

Ftojmë të gjithë sitet që dëshirojnë të ndihmojnë lëvizjen Open Source dhe një nga prodhimet më të mirë të saj, të bashkohen me këtë iniciativë!

Faqja që do të vendoset nesër, mund të shikohet/shkarkohet, duke klikuar këtu.