You are here

Euro LUGs, network i LUGs Europianë

AlbLinux's picture

Disa prej LUG (Linux User Group) Europianë, patën rastin të takoheshin dhe të njiheshin personalisht në Bruxelles, gjatë ditëve të protestave kundër patentave software (14-15 Prill) dhe ranë dakort të krijonin një network të LUGs dhe organizatave që merren me software të lirë dhe Open Source në shkallë Europiane.

Qëllimi është koordinimi i aktiviteteve, organizimi i aksioneve të përbashkët në shkallë Europiane, dhe në institucionet e BE, të bashkëndajnë informacione dhe lajmërime, të krijojnë iniciativa, etj...

Të gjithë përfaqësuesit e LUGs Europianë dhe organizatat FLOSS janë të ftuara të regjistrohen tek mail list e krijuar për këtë qëllim.
Së shpejti do të fillojnë diskutimet mbi strategjitë që duhen ndjekur dhe projektet e parë që duhen organizuar.

Njoftimi i plotë mund të lexohet duke klikuar këtu.

Faqja kryesore e Projektit mund të vizitohet duke klikuar këtu.