You are here

Debian-Installer në shqip!

AlbLinux's picture

Sikurse shumë prej jush mund t'a dinë, së shpejti woody do të zevendësohet nga versioni i ri stabël i Debian, Sarge.
Por, përveç shumë e shumë të rejash, surpriza do të jetë installuesi i ri i Debian që, përveç përmirësimit të arritur gjatë fazës së instalimit dhe njohjes së hardware (edhe për piataformat e tjera të ndryshme nga ato të bazuara në Intel, si p.sh. PowerPC e IA64) do të afrojë dhe mundësinë e zgjedhjes së gjuhës sonë të dashur shqipe për proçesin e instalimit dhe konfigurimit.
Me entuziazëm, falenderoj Elian Myftiu-n, për dhuratën që na ka bërë të gjithëve, duke i uruar që të vazhdojë akoma në këtë menyrë (Eliani është dhe një nga bashkpunuesit më të zellshëm në projektin Gnome-albanian).

Gjithashtu, nuk mund të rri pa përmendur dhe përfshirjen e Desktop GNOME 2.4 në Sarge: version që suporton plotësisht gjuhën shqipe!