You are here

Bill Gates, Linux dhe Open Source

AlbLinux's picture

Një kompjuter me sistem operativ Linux, një faqe internet e hapur me Netscape dhe ulur para tij... Bill Gates!
Ja pra, për herë të parë publikisht, shohim të 'lozë' me sistemin tonë të dashur edhe njeriun e fundit në botë që mund të kishim imagjinuar të përdorte Linux.

Bill ishte duke marrë pjesë në një technical briefing në Manhattan, me rastin e prezantimit të përbashkët nga IBM dhe Microsoft të disa shërbimeve të reja Web mbi transacionet online. Bëhet fjalë mbi një projekt të përbashkët 3 vjeçar të Microsoft dhe IBM. Produkti funksionon sigurisht nën Windows dhe ISS por, për herë të parë dhe nën Linux dhe WebSphere. "Jemi munduar të jemi sa më kompatibël me Linux" - ka deklaruar Gates në lidhje me këtë projekt. Respektohen gjithashtu edhe standartet aktualë të Internet.
Produktet do të jenë "royalty free" dhe Bill Gates ka përfunduar ndërhyrjen tij me fjalët: "I can't believe I said that, ...".

Nuk do t'a kisha publikuar këtë lajm po të mos isha i sigurt mbi vërtetësinë e tij. Burimi heq çdo dyshim: është CNN.

Artikulli origjinal.