Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Kështu rezulton të paktën sipas një artikulli të botuar midis lajmeve financiare të Yahoo! Finance. Tek artikulli me titull "Annual Awards Highlight Top 'Real-World' Solutions in Windows NT/2000/2003 Tools", midis emrave tek lista e tools dhe programeve "më të mirë" për Windows, me buzë në gaz mund të lexojmë dhe emrin e "programit" më të mirë si firewall: OpenBSD. Komentet mbi "njohuritë" e kujt ka hartuar raportin, ju a lë juve!
Akoma keni probleme apo nuk dini nga ku të shkarkoni shpërndarjen tuaj të preferuar? Tani ky problem nuk ekziston më: sapo ka lindur TLMP, një projekt i ri për të lehtësuar shkarkimin e shpërndarjeve Linux duke shfrytëzuar protokollin BitTorrent.
Mbas pak më shumë se një muaji (14 Prill) nga lëshimi për anëtarët e Klubit të Mandrake, vihet në dispozicion për të gjithë versioni zyrtar i MandrakeLinux 10.