Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Tellabs realizon modem-in DSL më të shpejtë në botë
Tellabs ka njoftuar këto ditë realizimin e modemit xDSL më të shpejtë në botë. Modeli Tellbas 8110 garanton një lidhje up-downstream me bandë të gjërë deri në 4.5 Mbit në sekondë. I ideuar si dispozitiv plotësues i "Managed Access System 8100", Tellabs 8100 është projektuar për ndërmarrjet e vogla/mesme. Kujt i intereson të mësojë më shumë, le të klikojë këtu.
Ky është revizioni i shtatë i Debian GNU/Linux 2.2 (të mbiquajtur `potato') që afron kryesisht, përveç korrigjimit të pak problemeve seriozë, një rishikim në drejtim të sigurisë të versionit aktual stabël. Për ata që rifreskojnë shpesh sistemet e tyre nga security.debian.org nuk do të ketë pakete të rinj që duhen rifreskuar.
Mund të rifreskoni sistemin tuaj në këtë version online duke drejtuar instrumentin `apt' (shiko faqen e manualit sources.list(5) ) drejt njërit prej server-ve të shumtë FTP e HTTP që kryejnë mirror të Debian. Listën komplete të mirror mund ta gjeni tek:
Sipas ketij artikulli numri i sulmeve informatike kunder sistemeve linux eshte rritur, bile tejkalon edhe numrin e sulmeve te kryera kunder sistemeve microsoft.