Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!
Një dobësi e zbuluar para pak kohësh mund të vërë në rrezik të gjithë përdoruesit, edhe ata që përdorin një firewall për t'u mbrojtur, po të jenë duke përdorur një browser me suport për Javascript.
Zbulohet një bug i rëndë sigurie brenda OpenSSL. Sitet nën rrezik janë të shumtë, edhe pse tani për tani nuk ekziston asnjë exploit (apo nuk njihet akoma). Njoftimi i bug mund të lexohet nga siti zyrtar i OpenSSL.
GNU C Compiler arriti tek versioni 3.1.1. Në krahasim me versionin e kaluar kjo release e re ka një sërë korrigjimesh, frut i punës së bashkpunëtorëve të shpërndarjeve SuSE dhe Red Hat. Zhvilluesit kanë punuar në menyrë të veçantë tek infrastruktura për optimizimet e bazuara në profiling. Për zhvillimin në C/C++ janë shtuar disa funksione ISO C99. Sipas deklaratave të zhvilluesve, preprocessor-i i versionit 3.1.1 rezulton 50% më i shpejtë se i 3.0. Për informacione të tjera dhe për t'a shkarkuar, klikoni këtu.
Së shpejti portat USB 2 do të mund të shfrytëzohen edhe nga përdoruesit e "pinguinit". Do të jetë Kernel 2.4.19 i pari që do të suportojë një gamë të gjërë dispozitivësh USB 2.0, por, sipas kernel-developer, me kalimin e kohës suporti do të jetë komplet. Ndërkohë që USB 1 suporton një ngarkesë transferimi baraz me 12 mbps, 2.0 do të arrijë deri në 480 mbps. Të parat që e kanë përfshirë suportin (me anë një serie me patch) janë shpërndarjet SuSE dhe Red Hat.