DRUPAL 6.x

Duke filluar nga versioni 6 i DRUPAL ka ndryshuar skema e instalimit të file me përkthimet (pozicioni relativ i file të gjuhës).
Që këtej e tutje, çdo modul duhet të përmbajë një kartelë të quajtur translations në të cilën duhet të vendoset file i gjuhës me përkthimet përkatëse.

Le të shohim një rast konkret:

Moduli user: Në brendësi të tij duhet krijuar kartela translations dhe në të shtohet file modules-user.sq.po. Pra struktura e modulit për file e përkthimeve do të jetë: user/translations/modules-user.sq.po
Sikurse mund të shihet edhe vetë emri i file me përkthimet respekton një standard të ri, pra modules-emri_modulit.gjuha.po.

Duhet të shtojmë edhe pak sqarime për modulin system: në këtë modul, përveç file me përkthimet për vetë modulin (modules-system.sq.po) vendosen edhe disa file të rendësishëm për krejt sistemin: general.sq.po, includes.sq.po dhe misc.sq.po.

Sa më sipër për të njohur ndryshimet në strukturë dhe në emërtim të përkthimeve, kush shkarkon përkthimet nga siti zyrtar i Drupal nuk ka nevojë të krijojë directory e nevojshme: një script vendos automatikisht përkthimet në pozicionet e duhura përkatëse.

Gjëndja e përkthimeve në shqip, për versionin 6.x të Drupal, mund të ndiqet tek kjo faqe.

Dërgo koment të ri

  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Mund të dërgoni kode duke përdorur etiketat <code>...</code> (në menyrë të përgjithshme) ose <?php ... ?> (PHP e vënë në dukje).
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Images can be added to this post.
  • You can embed tablemanager tables within your nodes using the following syntax:
    [tablemanager:table_id,pagination,admin_links,column=?|start=?|end=?,attribute=?|attribute=?|...]
  • You may insert videos with [video:URL]

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit