You are here

XChat 2.0.9

AlbLinux's picture

Sapo është lëshuar versioni i ri i klientit irc më të përdorur nën Linux.
Midis të rejave mund të përmendim përmirësimin e suportit për GNOME 2.6 (tani shfrytëzohet versioni i ri i zgjedhësit të files, etj), përkthimin në disa gjuhë të tjera (për fat të keq nuk shoh akoma zyrtarisht gjuhën shqipe, megjithëse qarkullojnë të paktën dy versione përkthimi në shqip, njëra prej të cilave kryer nga Besnik Bleta, që me pak ndryshime mund të përfshihet si versioni zyrtar), si dhe disa përmirësime në lidhje me sigurinë.

  • Faqja Zyrtare
  • Download