You are here

Lëshohet Debian GNU/Linux 3.1

AlbLinux's picture

Dje, pas një pritjeje prej gati 3 vjetësh (plotësisht sipas stilit Debian), u lëshua zyrtarisht versioni i ri stabël 3.1 i Debian GNU/Linux, emri në kod "sarge".

Me përfshirjen e debian-instaluesit të ri, versioni i ri i Debian afron një proçes instalimi modular dhe të sofistikuar për njohjen automatike të hardware përfshirë konfigurimin e serverit grafik për shumicën e skedave grafike në qarkullim. Gjithashtu, instaluesi flet rreth tridhjetë gjuhë të ndryshme (përfshirë shqipen) duke zvogëluar në menyrë të ndjeshme vështirësitë e proçesit të instalimit.

Debian GNU/Linux funksionon gati në të gjithë llojet e kompjutërve, duke filluar nga palmtop-ët e deri tek supër-komputerët. Arkitekturat e suportuara janë 11, përfshirë Motorola 68k (m68k), Sun SPARC (sparc), HP Alpha (alpha), Motorola/IBM PowerPC (powerpc), Intel IA-32 (i386) dhe IA-64 (ia64), HP PA-RISC (hppa), MIPS (mips, mipsel), ARM (arm) dhe IBM S/390 (s390).

Ky version përfshin një numër të madh programesh dhe interfaqesh, si përshembull Ambientin K Desktop 3.3 (KDE), ambientin e punës GNOME 2.8, GNUstep desktop, XFree86 4.3.0, GIMP 2.2.6, Mozilla 1.7.8, Galeon 1.3.20, Mozilla Thunderbird 1.0.2, Firefox 1.0.4, PostgreSQL 7.4.7, MySQL 4.0.24 dhe 4.1.11a, GNU Compiler Collection 3.3.5 (GCC), versionet 2.4.27 dhe 2.6.8 të kernel Linux, Apache 1.3.33 dhe 2.0.54, Samba 3.0.14, Python 2.3.5 dhe 2.4.1, Perl 5.8.4 e shumë e shumë të tjerë.
Gjithashtu ky është versioni i parë që përfshin OpenOffice.org (1.1.3).

            (__)            (oo)      /------/     / |    ||  ...."Have you mooed today?"...    *  /---/