You are here

Serveri Pootle migrohet në versionin 2.0.1

laurenti's picture

Sot arrita të gjej pak kohë për të kryer migrimin e serverit të përkthimeve Pootle në versionin e fundit në dispozicion.

Tani sistemi "jeton" në një kontenitor të përkushtuar virtual në njërin prej server-ëve të mi VZ, që duhet të plotësojë pa problem numrin e seancave të mundshme të punës.

Përdoruesit e regjistruar janë migruar rregullisht dhe mund të vazhdojnë të përdorin fjalëkalimet ekzistues (sistemi i rekuperimit të fjalëkalimeve është gjithashtu në funksion).

Adresa URL për hyrje në server vazhdon të jetë e njëjta (mund të përdoret dhe zëri i menusë "Përkthime" sipër-djathtas tek ky sit).

Nëse ndeshen probleme gjatë përdorimit të sistemit apo përkthimeve, dërgoni një mesazh tek info@alblinux.net