You are here

Për Tommy....

laurenti's picture

Ora 3 e mëngjezit...dhe jam akoma zgjuar...

Vajzat e mija flejnë, të qeta.Vazhdoj të rri zgjuar... mundohem të gjej një arsyetim...një justifikim të vetëm. Jo, nuk ka asnjë justifikim për kë vret një foshnjë 18 muajshe.
Nuk arrij akoma të kuptoj mirë çfarë ka ndodhur...peng?...lekë?...një foshnje për disa mijra euro????
Nevoitet apo jo dënimi me vdekje...ndonjëherë?
Në çfarë bote jetojmë?Kush janë njerzit që na rrethojnë?
Ka gjithmonë kuptim ndihma ndaj të tjerëve?

Nuk e di si ndihen prindërit e Tommaso...por di si ndihem unë: pa fjalë dhe pa përgjigje.

Nuk di akoma nëse ky shënim i kësaj ore të vonë do të shtohet në ditar...ndoshta më vonë, kur të bëhet ditë.
Tommy, shpresoj që tani të kesh gjetur qetësinë e përhershme, pa u trëmbur më nga "njerzit me kapuçë".