You are here

Dapper LiveCD + suporti për shqipen

laurenti's picture

Deri sa të përgatitet GNOME 2.14 LiveCD në shqip, krijova një CD-live mbështetur në Dapper (versioni experimental i Ubuntu Live) që përmban versionin e ri të GNOME.
Shtova suportin për gjuhën shqipe, kështu që kush dëshiron mund ta provojë menjëherë.
Për shkak të problemeve me bandën, po vë në dispozicion file torrent, që mund të merret nga:
http://alblinux.homelinux.org:6969/

Kush dëshiron të shohë disa pamje nga "Dapper", mund të vizitojë albumin tek:
http://galeria.homelinux.org/v/Ubuntu-Linux/.

Së shpejti do të fillojë përgatitja e GNOME2.14-albanian-LiveCD, me GNOME2.14 e pastër në shqip.