Sa në vijim, shërben për të plotësuar dhe përfunduar diskutimin tek http://alblinux.net/node/1176
Pra, mbasi të kemi instaluar dhe kontrolluar ambientin e punës (server web + server mysql + php), mund të fillojmë instalimin e Drupal.
Përfitojmë nga rasti edhe për të provuar versionin e ri 5.0 të ardhshëm të Drupal. Unë po provoj Release e parë Candidate: http://drupal.org/drupal-5.0-rc1
Për të punuar në server do të përdor thjesht ssh (sigurisht, nuk kam instaluar asnjë lloj interfaqe grafike).
ssh adresa_serveritsumkdir -p /opt/www/drupal5_rc1/{htdocs,cgi-bin,logs,src}cd /opt/www/drupal5_rc1/srcwget http://drupal.org/files/projects/drupal-5.0-rc1.tar.gzcd ../htdocs
tar xvfz ../src/drupal-5.0-rc1.tar.gzmv drupal-5.0-rc1 drupal5rc1cd /opt/www/drupal5?rc1/htdocs/drupal5rc1Krijojmë një databazë për përdorim në instalimin e provës:
mysql -uroot
-bash: mysql: command not found????, e atëhere?? Ok, instalojmë akoma:
apt-get install mysql-server mysql-clientRiprovojmë:
mysql -urootPërgjigja:
Welcome to the MySQL monitor. Commands end with ; or \g.
Your MySQL connection id is 8
Server version: 5.0.30-Debian_1-log Debian etch distribution
Type 'help;' or '\h' for help. Type '\c' to clear the buffer.
mysql>
Pra në rregull (lexuesit e kujdesshëm do të kenë vënë re një difekt të rendë në lidhje me sigurinë: po përdor serverin MySQL si root pa mbrojtur fillimisht këtë përdorues me fjalëkalim. Një xhiro apo kërkim tek AlbLinux.net për të gjetur se si caktohet fjalëkalimi i root në MySQL).
Tani mund të krijojmë databazën drupal5_rc1, t'ja caktojmë përdoruesit test, me fjalëkalim test:
mysql -urootcreate database drupal5_rc1;
grant all privileges on drupal5_rc1.* to test@localhost identified by 'test';
flush privileges;
\q
ByeKaq mjafton për databazën.
Konfigurojmë një adresë virtuale për instalimin tonë.
M.q.s. serveri ku do të instalohet Drupal tek unë korrispondon me adresën 192.168.20.134, në server shtoj një rresht tek /etc/hosts:
192.168.20.134 drupal5.linuxway.loc drupal5Konfiguroj sitin virtual:
cd /etc/apache2/sites-availablevim drupal5.linuxway.locdhe shtoj përmbajtjen në vijim:
<VirtualHost *>
ServerAdmin drupal5@linuxway.loc
ServerName drupal5.linuxway.loc
ServerAlias drupal5.localhost
# Indekse + Root Directory
DirectoryIndex index.php
DocumentRoot /opt/www/drupal5_rc1/htdocs/drupal5rc1
# Directory CGI
ScriptAlias /cgi-bin/ /opt/www/drupal5_rc1/cgi-bin/
<Location /cgi-bin>
Options +ExecCGI
</Location>
# Files e Log
ErrorLog /opt/www/drupal5_rc1/logs/error.log
CustomLog /opt/www/drupal5_rc1/logs/access.log combined
</VirtualHost>
Aktivoj sitin e sapokrijuar:
a2ensite drupal5.linuxway.locAktivoj modulin rewrite të apache:
a2enmod rewriteRinisim apache:
/etc/init.d/apache2 reloadKaq duhet të mjaftojë:
Hap një shfletues web dhe shkruaj: http://drupal5.linuxway.loc ...dhe :-) Drupal 5, për herë të parë, përdor një instalues në linjë...
Japim emrin e databazës, pronarit të db dhe fjalëkalimin përkatës: --> http://alblinux.homelinux.org/~lor/drupal5_pics/database_config.png
Një sekondë dhe instalimi përfundon: --> http://alblinux.homelinux.org/~lor/drupal5_pics/inst_compl.png
Po, jemi gati për të filluar konfigurimin: --> http://alblinux.homelinux.org/~lor/drupal5_pics/inst_ok.png
Disa pamje:
Varet nga aktivimi i
Varet nga aktivimi i filtrave dhe niveli i të drejtave.
Kodi për shtimin e një figure është ai standart:
<img src="http://www.ypok.com/img/2807/linux-penguin.jpg" alt="" />Përsa i takon përkthimit të DRUPAL-5, do të jetë gati pas disa ditësh.
Cilat Filtra duhet të aktivizohen?
Përshëndetje Laurent,

Urime për Festat dhe një Vit të Ri sa më të mirë; Suksese dhe çdo të mirë në Punë dhe Familje.
Citat: Varet nga aktivimi i filtrave dhe niveli i të drejtave.
- Cilat Filtra duhet të aktivizohen?
Nuk di ku po gaboj porse te unë nuk po funksionon.Edhe kur e bëjë upload; tregon se është ngarkuar por nuk paraqitet.
Këtu nëse e shkruaj të njëjtën paraqitet foto(rasti i mëposhtëm)!
...Drupal5RC1-->E kam instaluar edhe në Internet --> http://www.altix.de.vu/
-Google AdS ; edhe pse e kam instaluar sipas udhëzimeve(aq sa e kam kuptuar në anglisht), nuk paraqitet.
Del vetëm katrori.Përndryshe modulet i kam aktivizuar--> http://img521.imageshack.us/img521/4485/2er2.png
Te Help and instructions kam arritur deri te Using blocks.
Prej Using custom PHP code deri te Notes; nuk kam ndërmarrë kurgjë!
Përshëndetje
Përshëndetje altiX,
kontrolli i filtrave kryhet nga nga paneli i administrimit, dhe më saktësisht tek administrimi-->formatet e input
Tek faqja që hapet kliko tek konfigurimi krahas zërit Filtered HTML
Tek faqja e re e konfigurimit që do të hapet, kliko tek skeda konfigurimi: do të hapet një faqe tjetër, kliko tek Filtri HTML. Çfarë të intereson është Tags e lejuar HTML: në atë fushë mund të përcaktosh të gjithë "tags" që dëshiron të mos filtrohen nga sistemi.
Numri i prezgjedhur i komenteve per faqe
Numri i prezgjedhur i komenteve per faqe eshte i saktesuar prej 10, 30, 50 deri 300.

Une deshiroj qe te kem 5 komente per nje faqe. Ku mund ta shtoj edhe kete mundesi?
altiX
Faqet