You are here

SVN + statistika për përkthimet në shqip të GNOME

laurenti's picture

Sot gjeta pak kohë të "luaj" me script-in e ri të krijuar për faqen e statistikave të KDE nga Nicolas Ternisien.Me pak ndryshime, përshtatet mirë dhe për statistikat e përkthimeve në shqip të GNOME.
M.q.s. script-i përdor SVN (Subversion Version Control), m'u desh të konfiguroj edhe svn në server (normalisht përdor cvs): nuk di çfarë të them,,,i meriton të gjitha fjalët e mira që kisha dëgjuar.
debian mjaftojnë 5 minuta për t'a instaluar dhe konfiguruar.
Dhe ja rezultati i punës:

  • Përkthimet për GNOME mund të shkarkohen me lehtësi nga svn. P.sh. për të shkarkuar përkthimet për versionin stabël gnome-2.14 nga svn, veprohet si në vazhdim...
    cd "kartela_ku_doni_të_shkarkoni"
    svn checkout https://alblinux-svn.homelinux.org/svn/src/Projekte/GNOME/branches/gnome-2.14
    Për të shkarkuar përkthimet për versionin në zhvillim:
    cd "kartela_ku_doni_të_shkarkoni"
    svn checkout https://alblinux-svn.homelinux.org/svn/src/Projekte/GNOME/trunk
  • Mund të shfletoni svn nga adresa: https://alblinux-svn.homelinux.org/svn/src/Projekte
  • Statistikat e përkthimeve (script-i akoma në testim) mund të shfaqen dhe/apo shkarkohen files po/pot nga adresa: http://alblinux.homelinux.org/stats/gui/ ( trunk | stable )

Testoni dhe lajmëroni nëse ndeshni në probleme.P.s. Përkthyesit e GNOME, mund të këkojnë hyrje svn në server.

Komente

laurenti's picture

U shtua dhe faqja në lidhje me statistikat e përkthimeve të dokumenteve të programeve të GNOME.
M.q.s. përkthimet mungojnë gati krejtësisht, statistikat pasqyrojnë vetëm degën në zhvillim (trunk).
Faqja mund të vizitohet nga adresa: http://alblinux.homelinux.org/stats/doc/trunk/sq/krejt/index.php
Duke klikuar tek emri i files, hapet/shkarkohet template .pot.

Ndihma e të gjithëve në përkthime është e nevojshme/mirëpritur.