You are here

Distribucion Linux ne shqip ! ! !

flomish's picture

Ndoshta titulli mund t´ju terheqe me shume se ajo qe do shkruaj me poshte.Ajo qe dua te them eshte vetem nje ide shume e lehte e realizueshme.



Tani eshte e mundur qe edhe nje fillestar ne Linux te krijoje nje "distribucion te tijin" live-cd si p.sh nje derivativ i Mandrake ose i Knoppix.

Ne lidhje me mandrake eshte e lehte fare ,fale projektit mklivecd-project. <a href="http://www.linuxminicd.org/mklivecd/" target="_blank" target="_new">http://www.linuxminicd.org/mklivecd/</a> ose http://livecd.berlios.de/



Une mendoj qe ka ardhur koha te krijohet nje distribucion i bazuar ne projektin mklivecd-projekt i cili te bazohet ne Mandrake dhe te permbaje Gnome ne shqip plus aplikacionet e Gnomes.Ndonese me pelqen me shume KDE nje distribucion i tille do ishte nje arritje qe do bente goxha buje ne Shqiperine e pushtuar nga softwaret private.



Nuk jam shume i informuar ne lidhje me Knoppix per te bere nje distribucion te bazuar ne te, por mesa di una Kde ne shqip eshte goxha larg.



Gjithe te mirat



flomish

P.s. Kam nje muaj pa perdorur Windows.Uroj te zgjasi akoma me shume.



[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: flomish më 20-01-2004 15:08 ]

Administratori's picture

Përshëndetje flomish,

kjo ide na ka ardhur prej kohësh por, për një arsye apo një tjetër, është shtyrë për më vonë.
Problemi kryesor nuk është krijimi i Live-CD, aq më tepër që tani kemi dhe

Gnoppix

, që në ndryshim nga Knoppix, përdor GNOME si Desktop (pra është gati për shqipen).

Problemi kryesor është koha që i duhet kushtuar rifreskimit të vazhdueshëm të kësaj live-CD, si dhe sigurimi i mjeteve për të mbajtur në këmbë të gjthë strukturën (server-ët me bandë të mjaftueshme, suporti teknik, etj.).

Kur të jemi gati, sigurisht, do të krijojmë dhe shpërndarjen linux (live-CD apo jo) që do të flasë vetëm gjuhën tonë shqipe.

flomish's picture

Pershendetje Administrator

E shikoj qe keni menduar me shume se une per kete ide, dhe te them te drejten edhe una kam menduar per gnoppix.
Dhe gnoppix mendoj mund te jete baza fillestare per nje distro ne shqip pasi mbeshtetet ne debian, pra eshte gjithmone falas.

per nje shperndarje shqip Linux mendoj se duhen te pakten keto elemente baze.

* nje installer ne shqip (besoj se eshte e lehte pasi gnx-installer eshte thjesht nje script qe modifikohet)
* nje window manager ne shqip (gnome pothuajse gati)
*openoffice ne gjuhen shqipe plus fjalor ne shqip. (ka nevoje per shume pune)

jam dakort per serverat dhe suportin teknik por besoj se keto mund te rregullohen nese kerkohen ndihme tek open source foundation.

gjithe te mirat

Linux do te thote mjaft programeve pirate. :)

dasho's picture

Duke shqyrtuar alternativat per te ndertuar nje LiveCD, kam pare edhe Gnoppix, i cili e ka prejardhjen nga Morphix dhe Ubuntu Linux (bile tani se fundmi me duket se Gnoppix dhe Ubuntu jane shkrire ne nje projekt).

Morphix eshte bazuar ne Knoppix por eshte me i modularizuar, gje qe do te thote qe mund te zvendesohen me lehtesi pjeset e tij, p.sh. KDE te zvencohet me GNOME, etj.

Ubuntu Linux e ka pikenisjen nga Debian dhe zhvillohet ne bashkepunim te ngushte me te.

Keto jane vetem vezhgime, nuk ka ndonje perfundim se cili eshte me i pershtatshem per tu perdorur, sepse akoma nuk kam arritur ne perfundime.

Por kisha nje pyetje lidhur me Ubuntu Linux, nqs ndonjeri e ka provuar. Po te shohesh faqen e Ubuntu-se, krijon pershtypjen se ai ka vetem avantazhe ne krahasim me Debian-in. Une kam ne plan te provoj nje sistem te tipit Debian (meqenese ka edhe ca ndryshime krahasuar me RedHat ose Fedora), por tani jam ne medyshje: a eshte me mire tia filloj me Debian, apo me Ubuntu?

dasho's picture

Po shtoj edhe disa linqe lidhur me krijimin e nje LiveCD:

http://www.morphix.org/modules/sections/index.php?op=listarticles&secid=2
http://www.alextreme.org/phpwiki/index.php/MorphixDevel

http://www.knoppix.net/forum/viewtopic.php?t=12530
http://dirk.eddelbuettel.com/quantian/howto_build.html

laurenti's picture

Përshëndetje dasho,

përsa i takon mëdyshjes nëse duhet të fillosh me Debian apo ubuntu, këshilla është: Debian (Sarge).
Rreth datës 21 Nëntor Sarge do të lëshohet si version stabël i Debian, dhe instaluesi i ri i përfshirë në të e bën fazën e instalimit shumë më të thjeshtë.
Përse jo ubuntu? Sepse ubuntu nuk është gjë tjetër veç një Debian i menduar për t´u përdorur si Desktop, me të gjitha të mirat apo problemet që kjo zgjedhje afron.

Nëse të duhet një server, përdor Debian, ubuntu nuk bën për atë qëllim.
Nëse të duhet një desktop, përdor përsëri Debian, duke instaluar vetë çfarë të nevoitet, jo çfarë të japin gati dhe që ndoshta nuk të hyn e gjitha në punë.
Nëse duhet të zëvendësosh me shpejtësi disa dhjetra klientë nga Windows në Linux dhe, nuk dëshiron të humbësh kohë me zgjidhjen e problemeve që mund të lindin gjatë instalimit, atëherë përdor ubuntu, pa u menduar dy herë.

Duhet të kesh parasysh që ubuntu nuk respekton politikën e mirëmbajtësve të Debian, d.m.th. një program përfshihet në Debian vetëm kur të jetë provuar në 100% që është tepër i qëndrueshëm dhe pa difekte sigurie. Në ubuntu do të gjesh programet në versionet më të fundit (edhe të pa testuar mirë).

laurenti's picture

P.s.: harrova të shtoj për ata që duan të provojnë Ubuntu: gjatë instalimit të prezgjedhur krijohet vetëm një përdorues me

sudo

të aktivuar për të gjitha funksionet e administrimit. Mund të keni probleme me CUPS (nuk arrini të identifikoheni tek faqja e administrimit të CUPS, localhost:631), problem që mund të kapërcehet duke krijuar një password për

root

(sudo su), e pastaj mund të futeni pa problem tek faqja e admin e CUPs duke përdorur përdoruesin root.

dasho's picture

Falemnderit Laurent, tani e kam te qarte ndryshimin. Dmth Ubuntu dhe Debian eshte pak a shume si Fedora me RedHat. Edhe Fedora te merr me qafe nga pamja grafike dhe ka versionet me te fundit te paketave, por kohet e fundit me ka nxjerre probleme. Meqenese RedHat Enterprise nuk kam pare qe ta blej, u detyrova qe te kycem te Scientific Linux. Ky i fundit nuk eshte gje tjeter vecse RedHat Enterprise i rikompiluar (sepse kodi i RHE, si kodi i gjithe linuxeve, eshte open source dhe kushdo mund ta marre falas dhe ta rikompiloje). Kete pune e kane bere disa SysAdmin te universiteteve te ndryshme per nevojat e universiteteve te tyre. Pavaresisht nga emri, deri tani aty une s´kam pare ndonje gje shume shkencore, eshte thjesht RHE i rikompiluar.

Megjithate do provoj njehere edhe Debian-in qe me the, sepse ka mundesi qe te me pelqeje. Keto kohet e fundit respekti per Debianin me ka ardhur gjithmone ne rritje.

Po njefare Gentoo e ke provuar ndonjehere? Do kisha deshire qe ta provoja (kur te gjej kohe) por kam frike se nuk i kam resurset e mjaftueshme (me duket se kerkon shume hapsire ne disk dhe do te pakten disa dite qe te kompilohet).

laurenti's picture

Krahasimi nuk është 100% i saktë.

Debian është (cituar nga siti i Ubuntu) shkëmbi që shërben si bazament për të ndërtuar sipër çfarë dëshiron: mund të ndërtosh një fortesë sipër këtij shkëmbi ose një vilë, mund dhe të përpiqesh të ndërtosh një vilë të fortifikuar :-)

Ndryshe puna e RH me Fedora: RedHat nuk është një shkëmb :-) Që t´i gjesh bazamentin duhet të kërkosh e të gërmosh shumë (duhen me të vertetë pastruar shumë paketa, pa folur për patches e panumërt në kernel).

Instalimi bazë i Debian është tamam "tokë e virgjër": në fakt nuk kalon asnjëherë 80 Mb. Duke u nisur nga instalimi bazë mund të fillosh ndërtimin "tullë-pas-tulle" të çfarë dëshiron të krijosh. Prandaj debian nuk të jep asgjë të gatshme, je ti që projekton dhe zbaton.
Nga ana tjetër të vë në dispozicion të gjithë programet ekzistues, me një metodë instalimi të mrekullueshme, që zgjidh varësitë dhe korrigjon problemet e instalimit apo ç´instalimit (mjafton një

# apt-get install gnome

që programi i instalimit të gjejë, zgjidhë varësitë, shkarkojë, instalojë dhe konfigurojë të gjithë çfarë të nevoitet për të përdorur p.sh. Desktop GNOME.

Gentoo...duhet të kesh me të vërtetë durim të presësh rikompilimin e të gjithë programeve dhe librarive...për fitime në shpejtësi gati të pandjeshme (në krahasim me debian)...ose mund të kryesh instalimin nga pakot binare, e këtu nuk e kuptoj ku është leverdia.

Mjafton të provosh Debian dhe të siguroj që do të "dashurohesh" me të :-)

dasho's picture

Quote:

Mjafton të provosh Debian dhe të siguroj që do të "dashurohesh" me të :-)

Pergjigje e vonuar:
E kam provuar pak Debian-in, dhe pervec apt-get qe eshte vertete fantastike, nuk kam pare deri tani ndonje avantazh ne lidhje me RedHat-in. E keqja e RedHat-it eshte qe eshte bere komercial, kurse Fedora ka futur aq shume gjera te reja, saqe e kane bere lemsh.

laurenti's picture

Jo, nuk është vetëm apt-get; mjafton të fillosh të studjosh strukturën e file të sistemit dhe do të ndjesh ndryshimet. Pastaj, provo të kompilosh një kernel, sipas mënyrës-debian :-) ; apo të shtosh modulë në kernel, apo të shtosh patch-e.

Përsa i takon veglave të administrimit, nëse nuk të pëlqen/nuk dëshiron të shkruash thjesht tek files e konfigurimit, mund të shkarkosh dhe instalosh

të gjithë

programet me të cilët je mësuar në RH apo Fedora: mjafton një apt-get install ; pa harruar që në debian mund të instalosh pa asnjë problem edhe programet e paketizuar në .rpm, .slp, .tgz, .pkg, etj (apt-get install alien && man alien) apo të përdorësh direkt rpm -i ....

Faqet