Në këtë forum do të diskutohet mbi ecurinë e përshtatjes së Desktop GNOME në shqip. Gjithashtu mund të kërkohet ndihmë edhe mbi instalimin apo konfigurimin e Gnome në përgjithësi.
Pas dy ditësh do të lëshohet GNOME 2.20 :-)
Për fat të keq do të jem jashtë për punë ditën e lëshimit, prandaj ftoj ndonjë prej anëtarëve të AlbLinux të shkruajë artikullin me njoftimin zyrtar.
Ndërkohë, janë përgatitur "Shënimet e lëshimit" të GNOME 2.20 në shqip. Nëse keni kohë, hidhini një sy të shpejtë për të gjetur ndonjë gabim shkrimi/përkthimi në versionin në shqip.