linux

Përshëndetje,



Jo, megjithëse është e teknikisht e mundur, nuk këshillohet më instalimi i Linux në brendësi të Windows.



Zgjidhjet në rastin tënd janë:



1- Shkarko nga internet një nga Linux live-CD (knoppix, gnoppix, etj) dhe krijo një CD nga file i shkarkuar. Në këtë menyrë nuk ke nevojë të prekësh windows apo të kryesh ndonjë konfigurim të veçantë: në momentin që ke nevojë të përdorësh Linux për të studiuar, mjafton të nisësh komjuterin nga CD e krijuar dhe do të gjendesh brenda një Linux-i të vërtetë, me të gjithë ambientet e zhvillimit që mund të të nevoiten.



2- Emulo Linux nën windows: shkarko dhe instalo vmware (një program komercial, pra me pagesë; 1 muaj free për provë).

Kjo zgjidhje ka disa të meta në krahasim me zgjidhjen e parë, ndër të cilat mund të përmend çmimin e liçencës, nevojën për një sasi të konsiderueshme me RAM dhe një HD pak a shumë të madh, etj.



Pra, si përfundim zgjidhja 1 është më e përshtatshmja, derisa mbasi të njhesh me Linux, të heqësh fare Window$ :-)

Dërgo koment të ri

  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Mund të dërgoni kode duke përdorur etiketat <code>...</code> (në menyrë të përgjithshme) ose <?php ... ?> (PHP e vënë në dukje).
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Images can be added to this post.
  • You can embed tablemanager tables within your nodes using the following syntax:
    [tablemanager:table_id,pagination,admin_links,column=?|start=?|end=?,attribute=?|attribute=?|...]
  • You may insert videos with [video:URL]

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit