You are here

Lëshohet Blender 2.43

laurenti's picture

Sapo është lëshuar versioni i ri 2.43 i Blender: një sit i ri me një galeri të pasur me pamje, me një seksion plot me video demostruese shoqërojnë lëshimin e programit më të mirë OpenSource për krijimin e elementëve 3D.

Karakteristikat e reja të këtij versioni bëjnë me të vërtetë përshtypje.

Duke parë gamën e sistemeve operativë të suportuar [ Windows 98, ME, 2000, XP | Mac OS X (PPC dhe Intel) | Linux (i386) | Linux (PPC) | FreeBSD 5.4 (i386) | SGI Irix 6.5 | Sun Solaris 2.8 (sparc) ] besoj që do të jetë një kënaqësi shkarkimi dhe instalimi nga të gjithë të apasionuarit apo profesionistët.

Për më tepër: http://www.blender.org.