You are here

Dy në një ditë: Lëshohen Debian 3.1 "Sarge" dhe 4.0 "Etch"

laurenti's picture

E djelë, Pashkë dhe... Etch.
8 Prill, një ditë me të vërtetë e mrekullueshme: mbas shumë e shumë pritje (21 muaj), ja njoftimi zyrtar:
April 8th, 2007
The Debian Project is pleased to announce the official release of Debian GNU/Linux version 4.0, codenamed etch, after 21 months of constant development. Debian GNU/Linux is a free operating system which supports a total of eleven processor architectures and includes the KDE, GNOME and Xfce desktop environments. It also features cryptographic software and compatibility with the FHS v2.3 and software developed for version 3.1 of the LSB.

Kalimi në versionin e ri (nga sarge) mund të kryhet "pa dhimbje" dhe "me sy mbyllur" (e po, Debian na ka bërë me huqe) me anë të aptitude (aptitude update && aptitude dist-upgrade), apo me anë të apt-get.
Personalisht nuk mund të garantoj mosdoshmërinë e një rinisjeje, sidoqoftë, duhet të mjaftojë një aptitude-update && aptitude dist-upgrade && reboot për të përditësuar krejt sistemin në versionin e ri stabël.

Ndërkohë Sarge konsiderohet si "oldstable" dhe, në sources.list, duhet specifikuar me emrin e plotë, pra sarge, për kë ka nevojë për retro-kompatibiltet.

Për më tepër: http://debian.org.