You are here

ADSL së shpejti me 100MBps

laurenti's picture

Një kërkues australian i Universitetit të Melbourne ka zbuluar menyrën për t'i bërë lidhjet ADSL deri 100 herë më të shpejta.
[img_assist|nid=1244|title=|desc=Foto e John|link=none|align=left|width=100|height=68]Emri i kërkuesit është John Papandriopoulos dhe zbulimi i tij është një algoritëm në gjendje të zvogëlojë interferimet elektro-magnetike që aktualisht "dëmtojnë" sinjalin ADSL, duke mos lejuar në lidhjet aktuale arritjen e shpejtësive më të mëdha se 20Mbps. Përveç kësaj, shpejtësitë e barabarta me 20Mbps (pra maksimumi) arrihen në linjat aktuale vetëm në kushte të veçanta ndërsa, falë algoritmit të kërkuesit australian, shpejtësia e lidhjes mund të arrijë me lehtësi vlera prej 100Mbps.

John Cioffi, profesori i inxhenierisë në Stanford University, konsideruar edhe një prej "baballarëve të ADSL" si krijues i chip të përdorur në brendësi të modemit të parë ADSL, ka qenë një prej konulentëve të jashtëm që kanë vlerësuar në menyrë pozitive studimin e Papandriopoulos.
Profesor Cioffi ka ngelur aq i mahnitur nga puna e kërkuesit të ri njëzetenëntë vjeçar sa t'i afronte menjëherë një vend pune tek ASSIA, një ndërmarrje në Silicon Valley, e specializuar në optimizimin e performance të linjave DSL.

Mesa bëhet e ditur, teknollogjia i është afruar shumë prej prodhuesve të dispozitivëve DSL dhe të modem, të cilët më vonë do t'i riseshin aparatët me teknollogjinë e re internet providers të të gjithë botës.

Këto prodhime parashikohen të vihen në qarkullim brenda 2-3 vjetësh. Kërkues të tjerë kanë studiuar zgjidhje të ngjashme me atë të kërkuesit australian, që falë "zbulimit" të tij do të fitojë royalties për çdo dispozitiv të shitur, por zgjidhja e studiuar nga Papandriopoulos mesa duket është më e thjeshtë dhe ekonomike për tu realizuar më krahasim me zgjidhjet e afruara nga shumë prej kolegëve të tij.

Lajmi në anglisht: Sydney Morning Herald.
Siti personal i John Papandriopoulos: John Papandriopoulos.