You are here

Shkrimet, apo komentimet si anonim.

laurenti's picture

Dua të paralajmëroj të gjithë ata që vazhdojnë të shkruajnë apo të dërgojnë komente në menyrë anonime: sistemi nuk publikon automatikisht shkrimet nga të panjohurit (e sistemit) por i vë në pritje dhe pas një periudhe kohe të caktuar i fshin këto mesazhe.
Në menyrë që mesazhet tuaj të publikohen duhet të jeni të regjistruar tek AlbLinux.net ose tek çfarëdolloj siti tjetër që përdor Drupal.

P.s.: Ky mesazh vjen si pasojë e vargut tepër të gjatë të mesazheve në pritje të shkruar nga përdorues anonimë: për fat të keq nuk arrihen të lexohen të gjithë (mungesë kohe, durimi, etj...etj.).