You are here

Bashkpunues për projektin Gnome-albanian

Administratori's picture

Përshëndetje të gjithëve,

ashtu siç shumë nga ju mund t´a kenë vënë re, është shtuar një projekt i ri: përshtatja në shqip e Desktop Gnome për Linux. Kushdo që mund të jetë i interesuar të bashkpunojë (kërkohen njohuritë bazë në linux dhe njohja e mirë e anglishtes) mund të regjistrohet në ML e projektit (duke klikuar tek banneri i sourceforge.net) ose mjafton të shfaqë dëshirën këtu. Niveli i vështirësisë është jo i lartë dhe kushdo nga ju, duke sakrifikuar 1 orë në ditë, mund të japë me të vërtetë një ndihmë të madhe.
Tashmë pushimet po afrojnë dhe nuk mendoj që koha e lirë mungon

-Laurenti-

Administratori's picture

Tak-Tak....ka njeri aty jashtë????????

Administratori's picture

Ju faleminderit per iniciativen, jeni te mirepritur!

flomish's picture

Do te isha i lumtur te ndihmoja ne kete nismen tuaj ndonese aftesite e mia ne linuks jane te pakta.Megjithate besoj qe do jepja nje ndihmese me te madhe ne perkthimin e perkufizimeve te gjuhes angleze !

Administratori's picture

Sigurisht që jeni i mirëpritur. Mund të fillosh duke u regjistruar tek Mailing List e përkthyesve

këtu.

Dhe të njihesh me metodollogjinë e punës.

Administratori's picture

Sigurisht do të ishte një ide e mirë mundësia e koordinimit të dy grupeve të përkthyesve, prandaj çdo propozim është i mirëpritur. Përsa i takon Gnome, mund t´ju them që janë përkthyer rreth 3000 rreshta (që janë rreth 15% e mesazheve të përkthyeshëm të Gnome Desktop). Një ide mund të jetë krijimi i një databaze me termet e përkthyera deri tani, Gnome + KDE + Abi (puna e kryer nga Besniku) dhe, m.q.s. pashë që KDE ka rreth 40 anëtarë, ndoshta ndonjëri prej tyre, me aftësitë e duhura, të merrej me krijimin, pastrimin dhe mirëmbajtjen e databazës. Pa asnjë problem mund të krijoj databazën dhe të jap hapsirën e duhur në këtë sit, mungon personi që do të mund të merrej me mirëmbajtjen (une për fat të keq e kam ditën të bllokuar 100% :-( ).
Pra, kush ka ide, le ti thotë.

Administratori's picture

Pershëndetje Besnik,

n.q.s. ke kohë të mjaftueshme, jeni me të vërtetë i mirëpritur :-)
Ndërkohë duhet të vihemi në kontakt me grupin e përkthyesve në shqip të KDE për të gjetur rrugën më të përshtatshme të bashkpunimit.

Përsa i takon rrugës praktike, mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një faqe publike ku gjithkush mund të kontrollojë përkthimet ekzistues në database dhe të shtojë fjalë të reja apo versionet e përkthyera që i duken më të përshtatshëm dhe një faqe administrimi nga ku të kryhet pranimi i versionit(eve) më të përshtatshëm e administruar nga 1 apo më shumë persona të paisur me njohuritë e duhura mbi gjuhën

zyrtare

shqipe si dhe me fjalorin/ët shqip-shqip :-).
Datbase e krijuar ne kete menyre mund të shfrytëzohet dhe mundësisht të përmirësohet akoma nga të gjithë ata që merren apo do të merren me përkthimin e files të ndryshëm .pot
Sikurse e dimë files .pot nuk përbëhen thjesht nga fjalë që duhen përkthyer por nga fjali të tëra, si rrjedhim në bazë të kontestit mund të ndryshojë edhe përkthimi i një fjale, prandaj nevoiten sa më tepër sinonime (dëgjova që para pak kohësh u botua fjalori i sinonimeve në shqip, kush mund ta gjejë?).

Gjithmonë pritje të propozimeve dhe ideve, nga kushdo.

whitehet's picture

Ka 4 vite qe jetoj ne USA perkatesisht ne Karolinen Veriore, kam nje diplomuar ne Informatike dega rrjeti komputeristik nga WCC, punoj si Mainframe operator ne companin Lowe`s. Do te kisha nder qe te ju kisha gjetur per dore, ne ndihe ne te gjitha lemit e rrjetit computeristik e sidomos te UNIX dhe Linux....Tung e bofshi

Administratori's picture

Përshëndetje whitehet,

jeni i mirëpritur për çfardo ndihme që mund të afroni, duke filluar nga afrimi i eksperiencës suaj personale me anë të shkrimit të artikujve në lidhje me përdorimin e Linux, përkthime, etj. (Hidhini nje sy: http://www.alblinux.net/modules.php?name=FAQ&myfaq=yes&id_cat=1&categories=AlbLinux )

Meqenëse jemi në temë, Projekti GNOME-albanian ka gjithmonë nevojë për përkthyes për prgramet dhe për dokumentet.

Administratori's picture

Pergjigjen jua dergova via e-mail. Per ata qe mund te jene te interesuar, procedura eshte si ne vazhdim (pjese nga e-mail i derguar):

Sapo lexova dhe mesazhin që kishit dërguar tek forumi me temë
gnome-albanian. Më vjen mirë që keni provuar RC e Gnome2 me përkthimet e
para në shqip, dhe që keni filluar të kryeni përkthime por, asnjëherë
mos filloni të përktheni një file pa lajmëruar më parë, pasi një tjetër
person mund të ketë filluar përkthimin e tij. Nuk mund ti lejojmë akoma
vetes luksin të kryejmë punë të dyfishtë :-) Procedura që duhet ndjekur
është:

- Regjistrohu tek ML e gnome-albanian-përkthyesit këtu:

http://lists.sourceforge.net/lists/listinfo/gnome-albanian-perkthyesit

- Hap një account tek sourceforge.net që unë të kem mundësi t´ju shtoj
tek grupi i punës;

- Lajmëro me një email drejtuar listës apo direkt mua mbi fillimin e
përkthimit të një file të ri .pot. Kështu unë mund të bllokoj në kohë
përkthimin e tij nga të tjerë dhe t´ju caktoj si kujdestar i atij(atyre)
file(s). Files .pot duhet të jenë shkarkuar nga kjo adresë:

http://developer.gnome.org/projects/gtp/status/gnome-2.1-core/sq.html

Përkthimet duhet të jenë eskluzivisht në kodifikimin UTF-8 dhe të jenë
plotësuar me emrin dhe adresën tuaj email, si dhe me gjuhën (albanian)
dhe me email e grupit të punës
(<gnome-albanian-perkthyesit@lists.sourceforge.net>), p.sh.përkthimi i
acme i kryer nga Deep_Dark fillon si në vazhdim:

# Albanian translation of ACME.
# Copyright (C) 2002 The Free Software Foundation.
# This file is distributed under the same license as the ACME package.
# Deep_Dark <epidamus@netscape.net>, 2003.
#
msgid ""
msgstr ""
"Project-Id-Version: ACME HEAD\n"
"POT-Creation-Date: 2003-01-21 19:57+0100\n"
"PO-Revision-Date: 2003-01-18 00:10+0100\n"
"Last-Translator: Deep_Dark <epidamus@netscape.net>\n"
"Language-Team: albanian <gnome-albanian-perkthyesit@lists.sourceforge.net>\n"
"MIME-Version: 1.0\n"
"Content-Type: text/plain; charset=UTF-8\n"
"Content-Transfer-Encoding: 8bit\n"
...etj.

- Mbasi të keni kryer përkthimin duhet ti kryeni një kontroll minimum fillestar
duke përdorur komandën:

msgfmt --statistics /pozicioni/për/tek/files/e_përkthyer (.po)

KBabel e kryen automatikisht kontrollin për gabime të mundëshme.

- Më dërgoni(në këtë adresë) file e përkthyer .po via email në formatin .tar.gz
(apo çfarë formati tjetër të kompresuar të dëshironi). Unë do ti kryej një kontroll tjetër
dhe do t´a shtoj në GNOME-cvs. Meqenëse files .pot ndryshojnë (përmirësohen)
vazhdimisht, unë do të kujdesem t´ju çoj via email files .po që duhen rifreskuar.

Kjo është procedura që jemi duke ndjekur. Për çfarëdo paqartësi apo problem më
shkruaj (mua apo listës).

Mirëserdhët :-)

Administratori's picture

Përshëndetje Anonim,

duhet të fillosh duke u identifikuar këtu :-)

Mund të njihesh me projektin GNOME-shqip duke vizituar http://sourceforge.net/projects/gnome-albanian/ apo http://gnome-albanian.sourceforge.net/.

Statistikat e përkthimeve për versionin e ri 2.8 të GNOMEmund të merren duke klikuar

këtu

: për informacione mbi proçedurën e regjistrimit dhe të përkthimit, mund të lidhesh direkt me mailto:laurenti (at) alblinux (dot) net