You are here

I zënë, tepër i zënë....

laurenti's picture

Kohët e fundit, për arsye pune, më është dashur të lëviz shumë.
Se nga një anë sa më sipër tranformohet në rrjedhoja pozitive përsa i takon aktivitetit tim profesional, nga ana tjetër, në menyrë të pashmangshme, sjell disa efekte jo pozitive.
Thjesht duke i hedhur një sy datave të shkrimeve të fundit në portal mund të kuptohet që është zvogëluar në menyrë tepër të ndjeshme koha që zakonisht i kushtoj mbarëvajtjes së portalit (shtimit të lajmeve/artikujve, udhëzuesve, etj... edhe pse në menyrë të papritur është regjistruar gati dyfishimi i numrit të vizitave ditore).
Janë ulur gati në zero orët e programuara kushtuar projekteve opensource në të cilët në menyrë direkte apo jo afroj kontributin personal.
Është rritur në menyrë të "tmerrshme" numri i mesazheve mail akoma për tu lexuar.
Është stërzgjatur lista me "TO-DO", disa prej të cilave me të vërtetë me një vonesë të rendësishme.

....është mirë të mos përmend ankesat/protestat e gruas sime :-)

Edhe muaji në hyrje nuk premton ndonjë ndryshim të ndjeshëm në krahasim me muajin aktual.
Ku do të shkojmë me këtë hap??