Përsa i takon përkthimeve duhet kryer regjistrimi në serverin pootle të përkthimeve (aktualisht në server rezulton një përdorues aktiv "altiX": kryej identifikimin në server dhe rregullo informacionet personale duke shtuar emrin e plotë, mbasi është emri që do të rezultojë tek kreditë e file të përkthyer). Nëse ndesh probleme në identifikim apo çdo lloj tjetër problemi, krijo një temë në forumet e AlbLinux.
Me një Webhoster (de) e instalova drupalin 5.0.Pa problem! Edhe gjuha shqipe 100%.
Problemi aty është se ai nuk lejon FTP por bartja e të dhënave duhej të bëhej një nga një.Poashtu mundësi për chmod nuk kishte.
Edhe pse administratori i sitit thoshte se gjatë ngarkimit të gjitha të dhënat kanë chmod 777 !
I shkrova edhe administratorit të sitit dhe përgjigja ishte: ndrysho te phpadmin.
...Problemi që kam është ky: Pas instalimit që bëra e që thashë ishte i sukseshëm bëra bartjen e databazës nga një Hostues tjetër.
Çdo gjë në rregull, por nuk mund të kyçem; bile as si root.Edhe nëse i kërkoj fjalëkalimin thotë nuk ekziston ky përdorues.
Sapo është lëshuar versioni i ri stabël 5.0 i CMS Drupal. Data e lëshimit korrispondon edhe me 6të vjetorin e lindjes së Drupal, pra nuk kish si të zgjidhej një ditë më e mirë për lëshimin e versionit të "madh" 5.
Ndryshimet në krahasim me versionet paraardhës janë të shumtë, prandaj nuk do t'i përmendim të gjithë këtu: një për të gjithë, ndryshime në strukturën e directory, kush përdor versionet 4.7.x të Drupal, gjatë upgrade, është mirë të hedhë në server një kopje të pastër të Drupal 5, e pastaj të shtojë modulët, temat apo konfigurimet e personalizuar.
Projekti Drupal sapo ka vënë në dispozicion për shkarkim Release Candidate 2 të DRUPAL 5. Ky version mbyll të gjithë problemet kryesorë të ndeshur gjatë testimit të RC1 të DRUPAL-5.
Sa më sipër tregon që jemi shumë afër lëshimit të versionit të ri stabël 5 të CMS Drupal.