Prej kohësh përdoruesit e Mac kanë patur mundësinë të përdorin Linux apo Windows në makinat e tyre. Tashmë, një emulator Open Source afron mundësinë e përdorimit të Mac OS X në PC.Jemi duke folur për PearPC, një software opensource, në gjendje të emulojë arkitekturën PowerPC (PPC) dhe të nisë, nën Linux apo Windows, sistemet operativë të shkruar për piataformën Mac.