Debian

Lëshohet Debian 6.0 Squeeze

06 Shkurt 2011

Mbas 24 muajsh zhvillimi të vazhdueshëm, projekti Debian është krenar të prezantojë versionin e ri të tij stabël 6.0 (emri në kod Squeeze). Debian 6.0 është një sistem operativ i lirë dhe për herë të parë vihet në dispozicion në dy versione. Në krah të GNU/Linux, me këtë version prezantohet Debian GNU/kFreeBSD, si "technology preview".

Kernel 2.6.31 në Debian Lenny

Sot pasdite u mora me konfigurimin e një serveri të ri: Si gjithmonë instalimi u krye nga një net-install me versionin 5.02 të Debian(Lenny). Ok, instalim i "virgjër", vetëm paketat bazë, asnjë paketë shtesë.
M.q.s. serveri do të instalojë Asterisk PBX, mendova të "optimizoj" pak kernel-in, e pse jo, të përdorja versionin e fundit stabël, 2.6.31-6.

Ok, shkarkoj kernel nga kernel.org, kryej ndryshimet në parametrat e konfigurimit dhe jap:
fakeroot make-kpkg --initrd --append-to-version=-ast01-lw kernel_image kernel_headers

Debian Lenny arrin në shtator

Project maintainer i Debian, Luk Claes, ka njoftuar fillimin e fazës së testimit të Lenny, lëshimi i të cilit është parashikuar për në shtator.
Pra Debian ka hyrë në fazën "freeze", që do të thotë që zhvilluesit tashmë kanë vetëm pak ditë kohë për të paketuar aplikativët e tyre, aplikativë që do të vihen në dispozicion për versionet e ardhshëm të Debian dhe Ubuntu.