Mirësevini!
Përdorues i ri?
AlbLinux është gati t'ju ndihmojë në hapat e parë në Universin GNU/Linux.
Përdorues me eksperiencë?
Jeni i mirëpritur, AlbLinux ka nevojë për kontributin e të gjithëve!

laurenti's picture

Lëshohet përditësimi i pestë për Debian 3.1

Mbas më shumë se tre muaj nga lëshimi i përditësimit të katërt për versionin stabël 3.1 (sarge) të Debian, grupi i zhvillimit të shpërndarjes Debian ka lëshuar një version të ri përditësimi, r5, që ka si qëllim korrigjimin e disa problemeve në lidhje me sigurinë.

Në pritje të lëshimit të versionit të ri stabël Etch, këshillohet kalimi në r5 me versionet e rinj të kernel për të gjithë përdoruesit e sarge ("apt" apo "aptitude", sipas dëshirës).

laurenti's picture

Si instalohet Windows Vista

Versioni i ri i sistemit operativ të Microsoft, Windows Vista, sapo është lëshuar dhe në rrjet kanë filluar të publikohen video-udhëzuesit e parë që ndihmojnë përdoruesit me pak përvojë gjatë fazës së instalimit.

Midis tyre nuk ka sesi të mos na tëheqë vëmendjen për qartësinë dhe thjeshtësinë e proçedurës, video që po bashkangjisim (burimi: YouTube).

Nuk po komentoj më tepër... merr letër e penë dhe shtyp "Play".

laurenti's picture

Kthetrat e Microsoft-it më së fundi në Shqipëri

BBC-ja njofton se Qeveria e Shqipërisë dhe shoqëria amerikane Microsoft kanë arritur një marrëveshje për Partneritet Strategjik.
Nënshkrimi i marrëveshjes shihet si një nga përfundimet e nismës qeveritare të keqemërtuar, "Shqipëria në moshën e Internetit", bërë e njohur ca muaj më parë.

Hollësi rreth marrëveshjes jepen pak. Le të shpresojmë që këto do të bëhen të ditura, ose të passhme për të interesuarit të paktën, prej kanaleve zyrtare të qeverisë shqiptare. Por nga ato pak që lihet të mësohen mund të hamendësohet shumë.
Lajmi hapet me sheqerkat e zakonshme të mirënjohura të PR-it të Microsoft-it: 6 mijë kompjutera me çmim simbolik për shkollat dhe programet mësimore në Shqipëri.

laurenti's picture

Xfce dhe Xfce.org në Shqip

Xfce-ja është një mjedis desktop për sisteme operativë të llojit *nix.
Përkthimi i parë ka qenë për versionin 4.3.2. Ndërsa ky version është 4.4, me diçka më tepër që nuk u përfshi në 4.4 (squeeze në mos gaboj).

Përkthimit të Xfce-së si një përmbledhje programesh i shtohet këtë radhë edhe përkthimi i site-it zyrtar, Xfce në Shqip, ku mund të gjenden shumë të dhëna rreth saj. Ndër to përmendim edhe doracakë për përdoruesin.

GNOME dhe KDE janë dy mjediset më të njohur për desktop, mbi përkthimet në shqip të të cilëve punohet vazhdimisht. Përkthimi i Xfce-së shtysën e pati nga ideja për të provuar përkthimin e plotë të një mjedisi desktop duke u bazuar në një grup termash për të cilët nuk ka mirëpranim nga palë të ndryshme që janë marrë me përkthimet.

laurenti's picture

Lëshohet Drupal 5.0

Sapo është lëshuar versioni i ri stabël 5.0 i CMS Drupal. Data e lëshimit korrispondon edhe me 6të vjetorin e lindjes së Drupal, pra nuk kish si të zgjidhej një ditë më e mirë për lëshimin e versionit të "madh" 5.

Ndryshimet në krahasim me versionet paraardhës janë të shumtë, prandaj nuk do t'i përmendim të gjithë këtu: një për të gjithë, ndryshime në strukturën e directory, kush përdor versionet 4.7.x të Drupal, gjatë upgrade, është mirë të hedhë në server një kopje të pastër të Drupal 5, e pastaj të shtojë modulët, temat apo konfigurimet e personalizuar.

Forume: 

Faqet

Subscribe to AlbLinux RSS