Alblinux Distro

Përshëndetje Dashamir,



ndihma juaj është me të vërtetë e mirëpritur.



Nëse do të vendoset për krijimin e një Live-CD, do të merren në shqyrtim mundësia e personalizimit (pa u munduar të zbulojmë ujin e ngrohtë) të Gnoppix apo Morphix: kjo për arsyen e përdorimit të Desktop GNOME nga ana e tyre (100% shqip). Për fat të keq versioni në shqip i KDE nuk është akoma i plotë.

Gjithashtu më vjen ndërmend integrimi në Live-CD i "ajkës" së programeve OpenSource, mundësisht në versionet në shqip: e kam fjalën për sistemet CMS apo CRM (Drupal dhe SugarCRM), OpenGroupWare.org e OpenOffice.org, etj.,etj...



Nga ana tjetër dhe Quantian është "për të lëpirë buzët", sidomos në mjediset universitare.



Para se të kryhet hapja zyrtare e projektit (me list-at dhe repository përkatëse), le të shërbejë kjo temë e forumit për të shprehur mendimet/propozimet e të gjithëve.

Alblinux Distro

Pasi te mbaroj pune me CD-ne qe kam ne dore, kam deshire te vazhdoj me nje LiveCD me desktop GNOME ne shqip. Nuk e di a ka perpjekje ne kete drejtim ku mund te ndihmoj. Ose perndryshe, a ka deshire ndonjeri te me ndihmoje.

Ndihmen une do ta prisja per keto gjera:

1 - Sugjerim per CD-ne qe do perdoret si baze: Knoppix, Gnoppix, Morphix, etj. Une jam per Knoppix, meqe deri tani vetem me ate kam pak eksperience.

2 - Modifikimin ne menyre te pershtatshme te backgroundit, imazheve, faqes html, etj. Dmth pershtatja nga ana grafike (ku une jam i dobet).

3 - Perpilimi i nje liste me paketat qe duhen hequr dhe qe duhen shtuar. E sigurte eshte qe do hiqet KDE dhe do shtohet GNOME. Hapat e nevojshem per konfigurimin e pershtatshem te GNOME-s (perfshire edhe konfigurimin e gjuhes shqipe).

4 - Rishikimi dhe verifikimi i skripteve te perdorura per masterizim, sepse une mendoj qe kete pune duhet ta automatizojme me skripte, ne menyre qe sapo te dale nje version i ri i CD-se baze (p.sh. Knoppix-it) menjehere ne te jemi ne gjendje qe te nxjerrim versionin e ri shqip qe te nesermen, pa u lodhur shume.

C´mendim keni per emrin, a ta quajme AlbLinux, AlbKnoppix, Albanix, apo Albix?

A ia vlen te krijoj nje mailinglist per te diskutuar per kete gje (kam mundesi ta bej nje gje te tille), apo me mire ti bejme diskutimet ne forum?

Alblinux Distro

Përshëndetje,

projekti për krijimin e një shpërndarje Linux shqiptare (jo thjesht të një CD-Live) është akoma në fazën përgatitore:

1- janë duke u krijuar kontaktet e nevojshme me Universitetet shqiptare dhe me ministrinë përkatëse. Gjithashtu janë duke u krijuar lidhje me një pjesë të Administratës Publike shqiptare.

2- është duke u krijuar projekt-ideja e parë, duke llogaritur kërkesat dhe kohëzgjatja e projektit si dhe buxheti minimum për nisjen e projektit

3- janë filluar bisedimet fillestare me financuesit e mundshëm dhe vazhdon kërkimi i financuesve të tjerë të interesuar (brenda dhe jashtë Shqipërisë)

4- po studiojmë mundësinë e përfshirjes së kontributeve të Komunitetit Europian në këtë Projekt

Nga ana praktike:
- Është zgjedhur "hosting virtual" që do të mbulojë kërkesat në lidhje me hapësirën dhe shërbimet që do t´i nevoiten Projektit.
- Është zgjedhur "GNU/Linux Debian" si bazë e shpërndarjes së ardhshme
- Është zgjedhur shqipja zyrtare (sq_AL) si gjuhë e Projektit (duke synuar që në të ardhmen të integrohen variantet e shqipes për shqiptarët jashtë Shqipërisë).

- Akoma nuk është zgjedhur Emri i shpërndarjes së ardhshme
- Akoma nuk është kryer asnjë lloj zgjedhjeje në lidhje me Grupin Drejtues të Projektit

Kush dëshiron të shprehë propozime, të marrë pjesë në projekt apo edhe të marrë përsipër mbulimin e një pjese të shpenzimeve, tani për tani mund të lidhet via email në adresën projekti-shqip@linuxway.biz

P.s. Kandidatët për pjesmarrje në projekt, duhet të bashkangjisin CV personal.

Opsionet e shfaqjes së komenteve

Zgjidh menyrën e preferuar për të shfaqur komentet dhe kliko tek "Ruaj rregullimet" për të aktivizuar ndryshimet e kryera.

Dërgo koment të ri

  • Tags e lejuar HTML: <a> <img> <em> <strong> <acronym> <cite> <code> <ul> <ol> <li> <dl> <dt> <dd>
  • Mund të citohen shkrimet e tjerë duke përdorur etiketat [quote].
  • Rreshtat dhe paragrafët shkojnë automatikisht në krye.
  • Mund të dërgoni kode duke përdorur etiketat <code>...</code> (në menyrë të përgjithshme) ose <?php ... ?> (PHP e vënë në dukje).
  • Adresat web dhe adresat e-mail konvertohen automatikisht në lidhje.
  • Images can be added to this post.
  • You can embed tablemanager tables within your nodes using the following syntax:
    [tablemanager:table_id,pagination,admin_links,column=?|start=?|end=?,attribute=?|attribute=?|...]
  • You may insert videos with [video:URL]

Informacione të tjera në lidhje me opsionet e formatimit