You are here

Lëshohet Debian 6.0 Squeeze

laurenti's picture

06 Shkurt 2011

Mbas 24 muajsh zhvillimi të vazhdueshëm, projekti Debian është krenar të prezantojë versionin e ri të tij stabël 6.0 (emri në kod Squeeze). Debian 6.0 është një sistem operativ i lirë dhe për herë të parë vihet në dispozicion në dy versione. Në krah të GNU/Linux, me këtë version prezantohet Debian GNU/kFreeBSD, si "technology preview".

Debian 6.0 përfshin desktop dhe aplikativët KDE Plasma, ambientet desktop GNOME, Xfce e LXDE si dhe çdo lloj aplikativi server. Gjithashtu garantohet kompatibiliteti me FHS v2.3 dhe software të zhvilluar për versionin 3.2 të specifikave LSB.

Debian funksionon në çdo lloj dispozitivi, nga palmarët tek supercomputer. Suporton gjithashtu gjithsej nëntë arkitektura: 32-bit PC / Intel IA-32 (i386), 64-bit PC / Intel EM64T / x86-64 (amd64), Motorola/IBM PowerPC (powerpc), Sun/Oracle SPARC (sparc), MIPS (mips (big-endian) dhe mipsel (little-endian)), Intel Itanium (ia64), IBM S/390 (s390) e ARM EABI (armel).

Debian 6.0 Squeeze paraqet për herë të parë dy "port" të rinj të kernel nga projekti FreeBSD në sistemin Debian/GNU: Debian GNU/kFreeBSD për PC me 32-bit (kfreebsd-i386) dhe me 64-bit (kfreebsd-amd64). Këto "port" janë me të vërtetë të parët në menyrë absolute të përfshirë në lëshimin e një versioni Debian të pabazuar në kernel Linux. Suporti i programeve të zakonshëm server është solid dhe bashkon funksionet ekzistuese të versioneve të bazuar në Linux me veçoritë e botës BSD. Sidoqoftë, për këtë version dy "port" e rinj janë të kufizuar; për shembull, nuk suportohen akoma disa funksione të përparuara për desktop.

Një e re tjetër absolute është një kernel Linux krejtësisht i lirë, që nuk përmban më firmware me probleme. Këto të fundit janë ndarë në paketa të veçanta dhe lëvizur jashtë arkivit kryesor Debian në zonën non-free të arkivit, zonë jo e aktivizuar në menyrë të prezgjedhur. Në këtë menyrë përdoruesit Debian kanë mundësi të përdorin një sistem operativ krejtësisht të lirë por, nëse dëshirojnë, të zgjedhin dhe përdorimin e firmware non free. Firmware e nevojshëm gjatë fazës së instalimit mund të ngarkohen nga sistemi i instalimit; gjithashtu janë vënë në dispozicion edhe imazhe CD dhe arkivë specialë për instalime të bazuar në USB.

Për më tepër: http://www.debian.org/News/2011/20110205a.en.html

Forume: 
Sisteme Operativë: