You are here

Shpejtësia e dritës nuk është konstante! (ndoshta)

AlbLinux's picture

Gjithçka ndryshon, edhe çfarë dukej një gjë konstante: shpejtësia e dritës,mbi të cilën bazohet teoria e relativitetit të Einstein e bashkë me të një pjesë e madhe e fizikës së sotme. Kush ka vënë në dyshim një nga principet thelbësore të shkencës është fizikanti teorik australian Paul Davies, i universitetit të Sidney, që në një studim të botuar tek "Nature", një përmbledhje të së cilit mund t'a lexoni tek ky artikull, bën të ditur që prej 12 miljard vitesh dritë e deri më sot shpejtësia e dritës ka ndryshuar. Do të duhen studime të tjera, akoma më të thella, por n.q.s. hipoteza do të vërtetohet - ka thënë Davies - do të nevoitet rishikimi i një pjese të mirë të fizikës.