You are here

Root server DoS attack slows net

AlbLinux's picture

Ndoshta të gjithë ju (së bashku me mua) do të keni vënë re vështirësinë dhe ngadalsinë e lundrimit në web këto ditët e fundit. E pra, natën e së hënës (ora shqiptare) është realizuar sulmi më i fuqishëm DoS i njohur në historine e internetit. Kësaj rradhe objektiv i sulmit ishin server-ët DNS (Domain Name System) (janë makina që përkthejnë adresat IP nga numra në emra). Vetëm 3 nga 13 server-ët e sulmuar arritën të përballojnë sulmin që vazhdoi gati një orë. N.q.s. sulmi do të kishte vazhduar edhe disa minuta (10-15) të tjerë, efektet do të ishin të paimagjinueshëm (mijra site të paarritshëm). Sidoqoftë, rrjeti kësaj rradhe i rezistoi infartit të parë, shpresojmë të mos përsëritet.
Këtu mund të lexoni diçka më tepër.