You are here

Një e çarë në sigurinë e KDE

AlbLinux's picture

Ambjenti i fuqishëm desktop grafik Open Source, vuan nga një dobësi delikate me browser-in Konqueror

Kde (K Desktop Environment), sapo ka lëshuar një komunikatë me të cilën njoftojnë praninë e një të çarë sigurie në Kde, versionet 2.2.2 dhe 3.0 - 3.0.3. Lloji i problemit, prezantohet me browser-in Konqueror dhe me të gjithë software-t që përdorin motorrin e tij (Khtml).

Një qëllimkeqës mundet, me anë të një kodi JavaScript, të vjedhë cookies të gjenden në kompjuter.

Për të zgjidhur problemin, duhet të rifreskohen kdelibs në versionin 3.0.3 ose të instalohen patches e lëshuar.

Për informacione të mëtejshme dhe për të shkarkuar versionet e rifreskuara të Kde, ju këshillojmë të lexoni komunikatën zyrtare: KDE Security Advisory.