You are here

Mbas C# arrin F#

AlbLinux's picture

Mbas C# arrin F#

Paradigma e programimit funksional/imperativ është sigurisht një nga më të përshtatshmit në dispozicion për të trajtuar dhe zgjidhur shumë nga problemet tipikë të artit të programimit.Disa gjuhë si puna e OCaml dhe Standard ML afrojnë një instrument të shkëlqyeshëm general purpose për programuesit që duan një gjuhë të thjeshtë, por edhe tepër shprehëse në gjendje të rrisë prodhimin, të zvogëlojë gradën e gabimeve dhe që u jep mundësinë të përqëndrohen gati ekzkluzivisht mbi problemet që duhen zgjidhur...

Mbas C# arrin F#

Këto janë premtimet e F#, një gjuhë e re zhvilluar nga Microsoft që merr karakteristikat më të mira të OCaml dhe Standard ML dhe i shkrin së bashku në një gjuhë të vetme funksionale/imperative për framework .NET.
Karakteristika qëndrore e F# është qënia e thjeshtë dhe efikase: afron në fakt një numër të vogël strukturash ortogonale që mundësojnë realizimin e programeve sintetikë efikasë. F# u afron gjithashtu zhvilluesve një nënbashkësi librerish standart OCaml; kjo mundëson ndërtimin e aplikativëve kompatibël me kompiluesit e tjerë OCaml për piataformat e tjera, përdorimi i librerive .NET në fakt është opcionale.
Kujt i intereson të mësojë më shumë dhe për të shkarkuar kompiluesin F# mund të klikojë këtu.