You are here

Mandrake Linux 9.0

AlbLinux's picture

Dhe ja ku arriti dita e shumëpritur:Mandrake Linux 9.0 (Dolphin) u lëshua. Ndryshimet dhe të rejat janë të shumta dhe përshtypjet janë me të vërtetë të mrekullueshme (unë personalisht kam kryer një instalim prove të RC3 dhe mund t'ju them që ndryshimet ndaj 8.3 bihen menjëherë në sy, duke filluar nga interfaqja grafike e deri tek hardware i suportuar). Gjithashtu nga forumet e ndryshëm arrijnë përshtypje si (marrë nga MandrakeForum):
"Proudly presenting: the best Linux distribution in the known universe! It's also known as Mandrake Linux 9.0, code name 'Dolphin'. It's hot, it's cool, it's something that will make your Windows-running friends turn green from envy. ;-)"
Me vrap t'a shkarkoni :-) Problemi i vetëm? Ndoshta do të keni vështirësi ...

...në gjetjen e mirrorit më të shpejtë për shkarkim pasi kërkesat e kapërcyen numrin e parashikuar. Sidoqoftë, provoni këtu:

Shkarko Mandrake90-cd1-inst.i586.iso (695MB),
Shkarko Mandrake90-cd2-inst.i586.iso (700MB),
Shkarko Mandrake90-cd3-i18n.i586.iso (456MB).

Jeni të paralajmëruar: do të keni vështirësi në hyrje dhe shkarkim. Sigurisht nuk bëni gabim dhe të provoni shkarkimet e afruara nga Mandrake Linux (mirror-et), si dhe të filloni të bëni xhiron e dyqaneve për t'a blerë.
Argëtohuni!!!