You are here

Lëshohet OpenOffice.org 2.1

laurenti's picture

Sapo është lëshuar versioni i ri stabël 2.1 i OpenOffice.org, suite me programe për zyra, rivali më i denjë i Microsoft Office.
Kalimi në versionin e ri u rekomandohet të gjithë përdoruesve të OpenOffice.org, pasi sjell përmirësime të ndjeshme në krahasim me të gjithë versionet paraardhës. Midis të tjerave:

  • Suporti për monitorë shumëfish në Impress
  • Eksport i përmirësuar Calc HTML
  • Suport i përmirësuar Access për Base
  • Gjuhë të tjera shtesë
  • Njoftim automatik i përditësimeve

Të rejat dhe ndryshimet e plota mund të lexohen tek shënimet e lëshimit.