You are here

Lëshohet GNOME 2.14

laurenti's picture

Projekti GNOME celebron lëshimin e GNOME 2.14, versionit të fundit të ambientit të punës multi-plataformësh dhe të lirë.Lëshuar në ditën e parashikuar, ky version është rezultati i punës së gjashtë muajve të kontribuesve të GNOME nga i gjithë rruzulli: hackers, dokumentues, specialistë të përdorshmërisë dhe açesibilitetit, përkthyes, mirëmbajtës, administratorë sistemi, kompani, artistë, përdorues dhe testues. Falë punës së tyre të palodhshme, tani mund të krenohemi me një version të ri - shumë falenderime çdo kontribuesi! Informacione të hollësishme në lidhje me GNOME 2.14 mund të merren nga shënimet e lëshimit të këtij versioni, të arritshme nga faqja e nisjes së GNOME 2.14.Gjithçka në lidhje me GNOME 2.14: http://www.gnome.org/start/2.14/Duke filluar nga dita e sotme, zhvilluesit e GNOME nga mbarë bota mendojnë për të ardhmen, duke filluar punën për krijimin e funksioneve të rinj që do të karakterizojnë versionin e ri të ardhshëm të GNOME, parashikuar të lëshohet në shtator 2006.Gëzuar GNOME 2.14!