You are here

Disa korrigjime të vogla në PHP-Nuke6.0

AlbLinux's picture

Me sa duket FB është nxituar të lëshojë PHP-Nuke6.0, pasi në paketin publik përmbahen akoma disa gabime të njoftuara para disa ditësh. Tek siti zyrtar phpnuke.org mund të shkarkoni korrigjimet. Përsa i përket pështatjes në shqip, edhe këtu disa gabime: tek modulët Journal dhe WebMail duhet të spostoni file albanian.php nga kartela e modulit përkatës tek kartela "language" e të njëjtit modul (një nënkartelë e modulit). Pjesa tjetër është në rregull. Si mund t'a keni vënë re siti ynë po shfrytëzon versionin e ri 6.0 dhe rifreskimi u krye pa asnjë problem pa shkëputje të shërbimit.