You are here

Debian humb "Release Manager" e tij

laurenti's picture

Martin "Joey" Schulze, përgjegjësi i lëshimeve të versionit stabël të Debian, është tërhequr nga aktiviteti. Në komitet Schulze ka shprehur mospërputhjen e tij me qendrimin e ftpmasters, duke i akuzuar si fajtorë në shkaktimin e pengesave në aktivitetin e publikimit të përditësimeve (dhe korrigjimeve) të versionit stabël. Schulze ka dhënë kontributin e tij që prej vitit 2001 dhe puna e tij tashmë do të vazhdohet nga Martin Zobel-Helas dhe Andreas Barth.