You are here

Akoma Slapper !!!

AlbLinux's picture

Worm-i që godet duke shfrytëzuar një difekt të Apache/ssl vazhdon të përhapet me një shpejtësi marramendëse. Kjo tregon akoma edhe njëherë numrin e madh të administratorëve që "keqkujdesen" për server-ët e tyre duke mos aplikuar patch-et e duhur (korrigjimi i dobësisë së ssl është vënë në dispozicion prej kohësh). Megjithëse ndodhet në qarkullim "vetëm" prej pesë ditësh, numri i kompjutërve të infektuar ka arritur në 13892 (17/09/02).
F-SECURE ka lejuar njërin prej server-ve të tij të infektohet nga ky worm dhe të bëjë pjesë realisht në network-un peer-to-peer të krijuar nga Slapper. Në këtë menyrë arrin të ndjekë në kohë reale numrin e kompjuter-ve të infektuar dhe përhapjen gjeografike të tyre. Po të ndiqni lidhjen e mësipërme do të mund të lexoni të dhënat mbi përhapjen, menyrat e pastrimit si dhe grafikun e përhapjes së këtij worm nëpër kompjuter-ët e të gjithë botës.