You are here

Ndihmë

Administratori's picture

Përshëndetje Tony,

procedura është e thjeshtë:

1 - Merr një rescue - floppy (po nuk e pate krijoje një floppy korrigjimi nga XP, ose kërkoja ndonjë shoku), nis pc nga floppy dhe jep komandën:
fdisk /MBR [Enter]
2 - Hiq floppy dhe rinis pc normalisht nga Hard disku. Do t´ju niset vetëm XP.
3- Shkarko dhe instalo Partition Magic, hap programin, fshi particionin/et Linux dhe së fundi jepi përmasat maksimum (shfrytëzo hapësirën e liruar nga particionet linux) particionit ntfs (XP). Kështu do të kesh komplet HD në dispozicion të XP.

Në këtë menyrë ai shoku juaj humbet rastin e mirë për të studiuar dhe përdorur edhe Linux.

Forume: 
niko's picture

Inderuar kam një pytje , si muj të ndryshoj dizajnin në PHP nuke, aty te Themes kishte dizajna të ndryshem dhe provova të ndryshoj te Botoni i PHP-s me Admin (Preferimet) dhe evertetoj tek butoni më posh , por prapsepra injëjti mbet, ku qendron problemi.

Të përshëndes Niko

Administratori's picture

Përshëndetje Niko,

nëse nuk arrin të ndryshosh temën e sitit (pasi ke ndryshuar temën nga paneli i administrimit) do të thotë që thjesht nuk ke të drejta shkrimi tek file i konfigurimit të php-nuke (config.php). Me një klient ftp çfarëdo ndryshoi të drejtat në 666 (chmod).

niko's picture

Tung Inderuar të faleminderoj , provova sërish por prap se pra nuk bën, (config.php e bëra me 666 chmode) por ende nuk dij se ku qendron problemi, sedij aeke mar edhe një email tako derguar me imfo@alblinux.net

Të përshëndes Niko

Administratori's picture

Përshëndetje Niko,

ka mundësi të dërgosh më shumë informacione?

Versioni i PHP-Nuke
Sistemi Operativ
Server-i web, etj...

P.s: akoma nuk kam arritur të lexoj email-in që më keni dërguar. Kam për fat të keq kutinë e postës të mbushur plot me mesazhe të palexuar mbas një problemi me SpamAssassin-in tim :-(

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: Administratori më 29-10-2003 18:28 ]