You are here

Instalimi i Red Hat

Burim's picture

Ju lutem per ndihme!

Disku eshte 20 GB.
Dua te kem edhe Win XP edhe Red Hat
Sa per fillim, cilin OS duhet se pari ta instaloj? Nese duhet Win se pari, si ti rregulloj particionet, sa GB per Win sa per Linux?

Cilin te zgjedh ne mes RH 8 dhe RH 9? Kane shume dallime!?

--
Burimi

Forume: 
Administratori's picture

Ok Burim, fillojmë.

Fillimisht duhet të njihesh paksa me strukturën e Linux. Duhet të mbyllësh sytë për një çast dhe të harrosh windows, me gjithë ato kartela të palidhura me njëra tjetrën, me regjistrin e tij të konfigurimit, etj. Linux është ndryshe, gjithçka ka një llogjikë dhe një rregull të përsosur.
E di që mund të zgjatem pak, por fillimisht duhet të qartësojmë disa koncepte themelorë: dispozitivët e arkivimit (ose memorizimit), file dhe filesystem.

- Dispozitivët e memorizimit ndahen kryesisht në dy kategori kryesore: me hyrje sekuenciale dhe me hyrje direkte. Në llojin e parë të dhënat mund të regjistrohen dhe rilexohen vetëm në menyrë sekuenciale, pa patur mundësi të futesh direkt tek pika e dëshiruar. Si shembull mund të përmendim nastrot manjetike (iomega, etj) që akoma përdorim për të kryer kopjet e backup. Në llojin e dytë të dhënat regjistrohen dhe rilexohen duke u futur direkt tek pika e dëshiruar, si shëmbull mund të përdorim disqet.

Dispozitivët me hyrje direkte, që të mund të afrojnë këtë karakteristikë, kanë nevojë për një sistem që të organizojë hapësirën në dispozicion në brendësi të tyre. Ky organizim quhet

filesystem

-

File

nuk është gjë tjetër veç njësisë së informacionit të përbërë praktikisht nga një sekuencë kodesh. Dispozitivët e memorizimit me hyrje direkte, të paisur me filesystem, mundësojnë manazhimin e files të ndryshëm, ndërsa dispozitivët me hyrje sekuenciale mundësojnë manazhimin e një file të vetëm, në të gjithë hapësirën e tyre.
Një file mund t´a imagjinojmë si një tekst i thjeshtë i shtypur me makinë shkrimi: çdo rresht ka një fillim dhe një mbarim (të përcaktuar nga një simbol special, të padukshëm, që bën që shkrimi të vazhdojë një rresht më poshtë. Ky simbol njihet me emrin

newline

dhe ndryshon në varësi të sistemit operativ).

-

Filesystem

-i është sistemi që organizon files në brendësi të dispozitivëve të memorizimit me hyrje direkte. Kjo do të thotë që gjithçka që përmbahet në brendësi të një filesystem është në forme file.

Mund t´a imagjinojmë filesystem si një listë me emrat e files të shoqëruara me pozicionin ku nndodhen këta file. Zakonisht përdoren listat e strukturuara, ku çdo emër në listë të çon në një nënlistë më të hollësishme që mund të përmbajë atë që jemi duke kërkuar apo të të çojë në një nënlistë tjetër akoma më të hollësishme. Këto lista quhen

directory

(apo kartela ) dhe nuk janë gjë tjetër pra veç file me një funksion special.
Prandaj struktura e një filesystem ka gjithmonë formën e një ylli apo të një peme, në të cilën gjejmë gjithmonë një origjinë, duke filluar nga e cila kemi degëzimet e ndryshme. Sipas nevojës degëzimet mund të zgjerohen apo shtohen gati pa kufi.

Duke parë formën e mësipërme të organizimit përdoren rregulla të çaktuara për të treguar pozicionin e një file në brendësi të filesystem. Në praktikë jepet pozicioni që duhet ndjekur për të arritur atë file:

- / => përfaqëson directory qendrore, të quajtur edhe rrënjë, ose root;
- një emër mund të përfaqësojë një directory ose një file;
- një file apo një directory që zbresin nga një directory paraardhëse, tregohet gjithmonë duke e paraprirë me simbolin / .

Për shembull `/një/dy/tre´ prezanton file (apo directory) `tre´ që zbret nga `dy´, që zbret nga `një´ që nga ana e vet zbret nga origjina (apo rrënja).

Nuk e di sa isha i qartë në shpjegim, por të paktën duhet të njohësh këto koncepte të thjeshtë para se të fillosh instalimin e Linux.

[vazhdon...]

Administratori's picture

Urime, e gëzofsh :-)

Sigurisht që mund të montosh particionin FAT edhe tani. Për të provuar komandat në rresht mjafton të hapësh një terminal. Në RedHat, po të mos gabohem, mund t´a hapësh nga Menu qendrore (kapelja e kuqe) =>Instrumente të sistemit => Terminali

Përsa i takon konfigurimit të internet, zgjidh përsëri Kapelen e kuqe :-) => Rregullimet e sistemit => Rrjeti dhe konfiguro një lidhje me internet via modem (Programi mundohet të gjejë dhe konfigurojë edhe modemin që je duke përdorur).

Tani le të shtojmë (montojmë) particionin FAT32

- Hap një teminal
- Merr të drejtat e root duke shkruar:
$ su
Sistemi do të të përgjigjet me kërkesën për password e root. Shkruaj password e root dhe kështu kthehesh në superpërdorues.

Shko tek directory e files të montuar:

# cd /mnt
Krijo directory arkivi:
# mkdir -p arkivi

Monto particionin FAT32 me anë të komandës:

# mount -t vfat /dev/hda4 /mnt/arkivi

Tani mund të futesh lirisht tek particioni yt FAT. Për t´a ç´montuar përdor komandën:

# umount /mnt/arkivi

Por sigurisht ti dëshiron që ky particion të montohet automatikisht në boot dhe të mund të futesh edhe si përdorues i zakonshëm. Për këtë duhet të ndryshosh file

fstab

.

Pra gjithmonë si root shkruaj:

# vi /etc/fstab

Do të hapet

vi

, një editues i thjeshtë teksti. Përdoret në këtë menyrë: Shtyp gërmën

i

për të shkruar (ndryshuar). Mbasi ke shkruar çfarë të duhet shtyp pulsantin

[Esc]

, në këtë menyrë futesh në modalitetin komandë dhe pastaj shtyp dy pjka dhe w për të ruajtur ndryshimet (

:w

) dhe dy pika e q për të dalë jashtë nga programi (

:q

).

Duhet të shtosh rreshtin si në vazhdim:

/dev/hda4 /mnt/arkivi vfat users,quiet,umask=000 0 0

Në këtë menyrë, herën tjetër që do të futesh në Linux, do të gjesh të montuar dhe arkivin (particionin FAT32), ku mund të futesh si përdorues normal, në lexim dhe në shkrim.

Administratori's picture

[...vazhdim]

Tani le të vazhdojmë me instalimin. Kemi përpara një Hard Disk dhe duhet të fillojmë të krijojmë sistemin që ai të funksionojë si dispozitiv memorizimi me hyrje direkte, pra me pak fjalë duhet të krijojmë një filesystem. Duke kapërcyer rastin e NTFS (që ti ke krijuar për windows), kemi në dispozicion 3 particione të Hard Disk: 1 NTFS (XP), 1 Fat32 (arkivi) dhe një particion bosh. Tek particioni bosh kemi vendosur të instalojmë Linux.

Pra, nis kompjuterin nga CD e RedHat dhe në momentin kur të kesh para syve të shkruajturën

boot: shkruaj
expert dhe jepi [Enter]

RedHat ka një procedurë instalimi tepër të thjeshtë, që të udhëheq hap pas hapi gjatë instalimit. Pjesa më e madhe e kalimeve është e thjeshtë dhe e kuptueshme. Pra, zgjidh se nga do të kryesh instalimin (CD), zgjidh gjuhën për procesin e instalimit (nuk ka të bëjë me gjuhën me tëcilën do të përdorësh sistemin), zgjidh tastierën, konfiguro mouse, dhe zgjidh Instalim i Ri dhe ´I personalizuar´ si lloj instalimi. Tani vjen faza e particionmit të HD: zgjidh particionimin manual ( jo automatik), Disk Druide.

- Fshi të gjithë particionet ekzistues me përjashtim të particionit NTFS dhe FAT32. Tani çfarë do të krijosh është filesystem i shpjeguar më sipër. Për funksionimin normal të linux mjafton një particion me filesystem swap (dyfishi i RAM që ke në kompjuter) dhe një particion me filesystem EXT3 ku do të vendosësh rrënjën (/) e filesystem Linux. Nga kjo rrënjë do të degëzohen të gjitha directory e nevojshme për funksionimin e Linux. Këto directory për një sistem bazë janë pak a shumë:

Quote:

bin
boot
cdrom
dev
etc
floppy

home

initrd
lib
lost+found
misc

mnt

opt
proc
root
sbin
tmp
usr
var


Këto directory do të krijohen automatikisht nga RedHat gjatë instalimit.
Por ne mund të bëjmë diçka më shumë. Sikurse mund të shohësh, midis directories të mësipërme gjejmë njërën me emrin home: është directory në të cilën do të përmbahen të gjitha të dhënat, dokumentet, materialet e përdoruesve (së bashku me konfigurimin e personalizuar, etj). Pra është mirë që kësaj directory ti kushtojmë një particion të veçantë. Kështu, nëse nesër vendosim të reinstalojmë sistemin apo të ndryshojmë shpërndarje Linux, do të gjejmë sikurse i lamë të gjithë dokumentet, materialet, apo konfigurimet tona të personalizuara. (Të njëjtën gjë mund të kryejmë edhe për directory e tjera, p.sh. /var, në të cilën vendosen të dhënat e databazës apo të siteve tonë personalë web).

Pra si përfundim:

- Krijo një particion të ri, primar, EXT3, 3GB me pikë montimi /home (ke një menu nga ku mund të zgjedhësh pikën e mount)
- Krijo një particion të ri SWAP, me madhësi dyfishin e RAM (automatikisht do të caktohet si particion llogjik)
- Krijo një particion të ri EXT3, të madh sa maksimumi i madhësisë së mundëshme, me pikë montimi /
- Kliko tek particioni FAT32, zgjidh ´Ndrysho´ dhe zgjidh një pikë montimi të personalizuar (p.sh. /mnt/arkivi ), pa ndryshuar asgjë tjetër.

Kaq ishte e gjitha, apliko ndryshimet dhe programi do të fillojë formatimin e particioneve me filesystem EXT3 dhe SWAP.

Sistemi do të kërkojë zgjedhjen e pakove qv dëshiron të instalosh: mund të zgjedhësh "Gjithçka" m.q.s është instalimi i parë që kryen, më vonë mund të heqësh të gjitha pakot që nuk të interesojnë.

Do të fillojë procesi i kopjimit të pakove dhe ti mund të shkosh të pish një kafe të gjatë, apo të lexosh ndonjë udhëzues.

Fazat që ndjekin janë të thjeshta dhe të qarta: kushtoi kujdes krijimit të password për root (super përdoruesi) dhe krijo një përdorues të zakonshëm.

Instalo GRUB apo LILO në MBR (hda) dhe krijo edhe një floppy për boot.

Përfundo instalimin, rinis pc (mos harro të heqësh CD e instalimit) dhe në boot do të gjesh një menu të këndshme nga ku mund të zgjedhësh se dëshiron të futesh në windows apo në Linux.

Tani je gati për të përdorur RedHat (futu me emrin e përdoruesit që krijove gjatë instalimit, jo si root)
Harrova: gjatë fazës së instalimit, kur programi të pyesë për gjuhët shtesë, zgjidh edhe shqipen: kështu do të mund të përdorësh të paktën GNOME në shqip.

Burim's picture

Falemnderit Administrator.

Burim's picture

Tek particionimi diskut me del nje error. I fshi te gjitha particionet pervec NTFS dhe FAT32. E krijoj nje ext3 (/home), nje swap dhe mbetet nje Free space prej disa MB, kur provoj ta krijoj particionin ne radhe (ext3, me mount /) me thote: Could not allocate requested partitions: Partitioning failed: Could not allocate partitions.
Dhe nuk krijohet asesi!

Administratori's picture

Një minutë, ka diçka që nuk shkon...

Atëhere, ke një hardisk prej 20 GB (shikohet pak më shumë se 19GB)
Ke një particion NTFS prej 10 GB
Ke një particion FAT32 prej 2 GB

Duhet të kesh një particion bosh prej gati 8GB !

Do të krijosh një particion EXT3 (/home) prej 3GB
Mbetet një hapësirë bosh prej gati 5GB

Do të krijosh një particion SWAP prej 450 - 500 Mb.

Pra ke në dispozicion gati 4.5GB për particionin /

Përse më thua që të mbeten vetëm pak Mb hapësirë bosh?

Burim's picture

Me fal, me ate fjalen "...disa MB" kam menduar diku rreth 4500 MB :-) po perseri s´po ecen!?

Administratori's picture

Përshëndetje Burim,

mesa duket do të kesh kapërcyer ndonjë hollësi gjatë particionimit. Kontrollo me kujdes: tek hapësira bosh duhet të krijosh një particion EXT3, me pikë montimi /home, 3GB dhe në fund të formularit ke një opcion që shkruan pak a shumë "ktheje në primare" (pra duhet seleksionuar). Më pas, duke klikuar gjithmonë tek hapësira boshe (pa filesystem) krijo me rradhë SWAP dhe / (EXT3).

Burim's picture

E provova edhe me ate: "Force to be primary partition..." po me duket se perseri njesoj. Do e provoj tash edhe nje here.

Shiko se c´gjeta ne internet nje pergjigje:

That´s because you have allocated all four of your primary
partitions.

http://www.spinics.net/lists/rh-inst/msg29014.html

Administratori's picture

Një HD pranon vetëm 4 particione primarë, prandaj të thash të shikosh me kujdes opcionet e krijimit: ti do të krijosh vetëm 3 particione primarë (NTFS, EXT3, FAT32) dhe një particion të zgjeruar (llogjik) brenda të cilit duhet të shtosh particionet e SWAP dhe / (EXT3) .

Faqet