You are here

Gnoppix

dasho's picture

Shkarkova dhe provova Gnoppix-in e fundit (warty_0.8.2.2). Me pelqeu; ana grafike ishte goxha e paster. Vetem se mu duk paksa i varfer ne programe, pervec atyre te gnome-s shume pak gjera te tjera kishte. Ose ndoshta kane qene brenda, por s´kane qene te pasqyruara ne menu. Ne kontrast me kete, knoppix-i i fundit qe kam provuar, kishte edhe gjera te tilla si scribus (page maker per linux), qcad (autocad per linux), etj.



Kishte shume gjuhe si opsione, por jo edhe shqipen. Pyetja ime eshte kjo: nese gnoppix-i e fut edhe shqipen si opsion te tij ne nje nga versionet e ardhshme, a eshte nevoja atere qe te nxirret nje LiveCD shqip e posacme? Megjithate une po vazhdoj njehere per te nxjerre nje knoppix-al me gnome. Udhezuesi qe po pregatis gjithashtu do te jete lidhur me kete te fundit.

Forume: 
laurenti's picture

Gnoppix apo Knoppix apo Morphix, nuk do t´a shtojnë asnjëherë gjuhën shqipe, nëse ne nuk i japim përkthimet e nevojshme në shqip (përveç interfaqes Desktop).
Një LiveCD në shqip duhet të përmbajë, përveç Desktop GNOME në shqip, bashkësinë e script-eve të nisjes të personalizuar në shqip, duhet të përmbajë programet nga TP (ato që janë apo do të jenë pas pak në shqip) si dhe programe të tjerë, që janë në shqip por nuk bëjnë pjesë në Projektet e mësipërm.
Gjithashtu, mund të përmbajë edhe CSM e CRM, gati të instaluara dhe konfiguruara, që për ambientet shkollore apo ndërmarrjet e mesme/vogla besoj që do të ishin kërkesat kryesore (këto gjëra nuk i afron dhe nuk ka për t´i afruar asnjëherë një CD-live standart).

Gjithashtu do të mund të nevoitet dhe krijimi i një CD-live me programet për shkollat fillore: në të nuk duhet të ekzistojë asnjë program në gjuhë tjetër përveç shqipes (vajza ime argëtohet dhe po mëson të shkruajë e të lexojë fjalët e para në shqip duke përdorur Linux e duke vizatuar në TuxPaint :-) )

dasho's picture

Une them qe te mos behemi tahmaqare (lakmitare) dhe ti shtrijme kembet sa kemi jorganin. Ne fillim le te nxjerrim nje CD me desktop GNOME shqip, pastaj le te shikojme cfare tjeter mund te shtohet apo te hiqet. Personalisht nuk besoj se do arrijme ndonjehere te bejme nje CD qe te jete 100% shqip (dhe as nuk eshte nevoja).

LiveCD per shkollat? Pse s´thua ti qe u dashka marre eduKnoppix (me duket se keshtu quhet, aty ne Itali e ke).