You are here

Linux në Laptop

Xhelal's picture

A mundem edhe une te behem me Linux si kolegu im Burimi :-))) ta instaloj RH9 ne Laptop?
Disku eshte vetem 3GB. Dua ta kem edhe WinMe. Sa MB nevojitet per instalim minimal te Linuxit (cilat pakete jane kryesore).

A mund te kem probleme me njesite perfierike (vga, sound,...)

tung

Xhelali
SEE University.edu.mk
Tetove

Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje Xhelal,

linux mund të instalohet pa asnjë lloj problemi edhe në portatël. Për të shuar kurreshtjen, mjafton të vizitosh këtë adresë: http://www.linux-laptop.net/

Në rastin tuaj konkret, duhet të më thoni markën dhe modelin e kompjuterit. Sidoqoftë, 3 Gb janë me të vërtetë pak (duke patur parasysh që vetëm WinME ka nevojë për aq hapësirë për të funksionuar).

Prandaj, duke llogaritur që RedHat ka nevojë (së bashku me interfaqen grafike) për gati 1Gb hapësirë, do t´ju duhet t´a "shtrydhni" shumë windows-in tuaj. Mund të provoni Debian, që ka më pak nevojë për hapësirë dhe të zgjidhni një interfaqe grafike të "lehtë", p.sh. flex ose të ngjashme.

Përsa i përket njohjes së hardware, unë kam eksperienë direkte me disa modele të ndryshëm Acer, me PowerBook të modeleve të ndryshëm dhe me IBM TransNote. Përveç këtij të fundit (që afron disa funksione të veçanta dhe jo të zakonshme), nuk kam patur asnjëherë probleme me njohjen dhe konfigurimin hardware.

Prandaj, o vendos të shtosh një HD tjetër ose, këshilla ime, hidh tutje WinME :-)

Xhelal's picture

Atehere keshtu, mua me duhet vetem modi tekstual i Linux-it (command interpreter, shell-i) qe tÂ’i shfrytezoj disa komanda te Linuxit te cilat me nevojiten ne lidhje me proceset (ps, pstree, fork, exec), kompajlimin e programeve ne C (gcc) si dhe komandat tjera elementare (ls, mkdir, rm, cp, mv,Â ).

A mundem ta instaloj vetem kete pjese te Linuxit, pa mos instaluar asnje interfejs grafik (as KDE as GNOME) por vetem me shell-in te punoj. Duke patur parasysh se une e kam Red Hat 9 (ose mund ta gjej edhe Red hat 8 nese ka nevoje), por nese duhet ndonje verzion ose distribucion me i vjeter i Linuxit atehere do ta kem pak veshtire pasi nuk gjinden ketu!

Pra si perfundim, a mund ta instaloj vetem shell-in e Red Hat 9 (modin tekstual per komanda)?

Xhelali

Administratori's picture

Mund të provosh një instalim minimal të RedHat (mund t´a zgjedhësh midis llojeve të instalimit, në mos gabohem router/firewall). Por megjithatë hapësira që kërkon është midis 300-500 Mb.

Këshilla ime është të provosh të instalosh debian: nuk besoj që është tepër e vështirë të gjesh CD e debian, edhe aty ku je ti. Debian të afron mundësinë e instalimit të një sistemi me të vërtetë minimal (më pak se 70Mb), krejtësisht funksionues dhe i pavarur (instalimi i sitemit bazë).

Nëse arrin të gjesh CD e debian, mund t´ju ndihmoj gjatë fazës së instalimit dhe konfigurimit.

Zgjidhja tjetër, dhe ideale për rastin tënd, është përdorimi i Linux Live-CD. Vetëm kështu mund të shfrytëzosh krejtësisht fuqinë e Linux, pa prekur asnjë Kb të HD tënd. Nëse nuk ke mundësi të gjesh (apo të shkarkosh) Knoppix, apo Gnoppix, apo Morphix, mund t´jua dërgoj unë njërën prej tyre.

P.s. Së shpejti, tek AlbLinux do të hapet një seksion, në të cilin mund të kryeni kërkesa për shpërndarjet Linux që dëshironi.

Xhelal's picture

E provova Knoppix-in por dicka me ben problem, nuk fillon, me duket se ben probleme PCMCIA njesia. Aty e gjen dhe nuk vahzdon me tutje. Ndoshta duhet te pres shume gjate qe te rinise!

Megjithate, sa i perket RH9 cilat jane paketet kryesore te cilat nuk duhet t´i leshoj nqs. dua ta instaloj vetem command line interpreter-in (shell). A ka rendesi se cfare modi te instalimit zgjedh (text ose graphic) per kete lloj instalimi?

Administratori's picture

1- Ok, m.q.s. ke Knoppix, ke gjetur zgjidhjen ideale :-)

Për problemet në fazën e boot, mjafton të shtypësh pulsantin F2 dhe do të mund të lexosh të gjitha opcionet e mundëshme për të nisur Knoppix. Në rastin tënd, mund të provosh: (shtyp F2 dhe shkruaj)

knoppix nopcmcia

nëse akoma nuk niset provo:

knoppix nopcmcia noapm

Opcionet janë të shumtë. Mund të heqësh dhe kontrollin ndaj scsci (knoppix noscsi).

Pra bëj disa prova deri sa knoppix të niset (çfarë versioni je duke përdorur?)

2- Përsa i takon RedHat, nuk ka rendësi se me çfarë interfaqe kryen instalimin (grafike apo tekst). Sigurisht, duke patur parasysh fuqinë e laptop, është më mirë të ndjekësh menyrën tekst për të kryer instalimin.

E rendësishme është që të shkruash

expert

në fazën e boot dhe të zgjedhësh si klasë instalimi instalimin bazë, pastaj mos instalo asnjë interfaqe grafike (Gnome apo KDE).
Mos harro që edhe mbasi të kesh përfunduar instalimin, mund të shtosh apo të heqësh pakot sipas dëshirës.

Xhelal's picture

1. Falemnderit shume per ket pcmcia :-), megjithate, edhe pse krijova swapfile (130 MB) shume ngadale startohet KDE dhe shume ngadale hapen programet dhe bllokohet sistemi. RAM kam vetem 20 MB. Edhe grafika eshte teper teper e dobet, mos te them katastrofe. A ka mundesi edhe ketu te punoj vetem ne text-mode?
Knoppix 3.1 e kam, por ketu gjendet edhe Knoppix 3.3

2. Te RH9 mendoj t´i hjek "te gjitha" paketat, pervec atyre qe nevojiten per shell, editor, gcc, e disa tjera.

Administratori's picture

Të them të drejtën nuk më ka shkuar mendja ndonjëherë të përdor knoppix në modalitet text, pasi knoppix është menduar si një instrument rescue (pra me një interfaqe grafike për të zgjidhur të gjithë problemet kur nuk arrin të futesh normalisht në PC) si dhe për dimostracione të ndryshme. Por, nuk e di (në këtë moment nuk kam mundësi të provoj knoppix), në mos gabohem, duhet të ekzistojë edhe komanda "knoppix 2" si opcion gjatë fazës së boot.

Përsa i takon instalimit, përse patjetër RedHat??
Debian është shpërndarja që kryen atë që do ti: konsiderohet nga shumë si i vështirë për t´u konfiguruar :-o , në fakt është i thjeshtë dhe në dy minuta ke gati ambientin që të nevoitet. Mjaftojnë, në rastin tënd, 130 Mb me swap dhe rreth 70-100 Mb me sistemin.
Pra, harroje RedHat :-) zgjidh debian ose slack (që të dy janë tamam për çfarë dëshiron ti)!

Xhelal's picture

Debian e pashe ne Shkup dhe ishte 5 CD, a duhen te gjitha? Pasi RH9 e gjej ketu dhe skam nevoje te blej :-)
Megjithate do te mundohem ta gjej edhe Debian.

TUNG

Administratori's picture

Mjafton edhe CD e parë për të kryer instalimin e Debian (për aq sa të nevoitet ty).

Dardani's picture

Tung
Edhe une provova t instaloj RH9 ne laptop (2.6 GHz, 60 GB, 512 MB, combo DVD-CD-RW, tft 15"). Mirepo kur vjen momenti te startohet anaconda, kartelen grafike e njeh (GF4) kurse per monitorin thote Unknown monitor, mousin e njeh, dhe nuk vazhdon me tutje. Ekrani beht zi, edhe bllokohet aty.

Zgjidhje?

Pershendetje,

Faqet