You are here

ndihme per php nuke 5.6

quattroxquattro's picture

PHP-Nuke-5.6
kam skarikur, PHP-Nuke-5.6 por nuk po mundem qe ta funs ne funksionim

po ju shpjegoj rrugen deri ku kam shkuar edhe ku kam ngelur,

kam shkarkuar nje kartele PHP-Nuke-5.6 qe ne brendesi te kesaj karteke jane dy kartela, sql e html.

ne brendesi te karteles sql ndodhet nej file nuke.sql
ne brendesi te karteles html ndodhen 8 kartella edhe edhe 10 files.

ne radhe te pare un e kam
trasferuar PHP-Nuke-5.6 ne d:

kam krujuar ne database phpmyadmin il files nuke.sql trasportuar dal kartella sql.
kam modifikur faqen config.php qe ndodhet ne kartellen html.

$dbhost = "localhost";
$dbuname = "emrin e databases";
$dbpass = "kodin e databases";
$dbname = "nuke"; (kete i kam lene keshtu)
$prefix = "nuke"; (kete i kam lene keshtu)
$user_prefix = "nuke";(kete i kam lene keshtu)
$dbtype = "MySQL"; (kete i kam lene keshtu)

edhe me ne fund provoj te hap sitin edhe me thote= "You are not authorized to view this page"

kush me ndihmon te fus ne perdorim kete portale
ju faleminderit shume

Forume: 
Administratori's picture

Përshëndetje quattroxquattro,

si gjithmonë duhet të jepni më shumë informacione (sistemi operativ, lloji i server-it web, etj). Sidoqoftë, nga sa shkruan ke një gabim në plotësimin e të dhënave të config.php:

Quote:

$dbhost = "localhost";
$dbuname = "emrin e databases";
^^^^^^^^^^^^^^
$dbpass = "kodin e databases";
$dbname = "nuke"; (kete i kam lene keshtu)
$prefix = "nuke"; (kete i kam lene keshtu)
$user_prefix = "nuke";(kete i kam lene keshtu)
$dbtype = "MySQL"; (kete i kam lene keshtu)

$dbuname = "emri i përdoruesit të databazës"

Megjithatë, mesazhi i gabimit duhet të ishte një tjetër dhe jo ai që të jep ty. Korrigjoje dhe shiko rezultatin.

quattroxquattro's picture

pershendetje,
keni ploresisht te drejte,
atehere po kerkoj te shpjegohem me qarte.

perdor win2000 pro

kam configuruar IIS 4.0
php 4.3.3
mysql 4.0
edhe faqet ne php me funksionojne shume shume mire. psh nje kalendar e kam configuruar edhe skam pasur problem.
por doja te nisja te ndertoja nje portale per Intranet con php nuke. P.sh si www.alblinux.net :) .
kam skarikuar versionin 5.6 ketu ne alblinux, e kam trasportuar ne c:\PHP-Nuke-5.6 (sigurisht ne lokal computer).

kam hapur phpmyadmin edhe kam krujuar databesen "nuke" sigurisht trasportuar nga Kartella sql.

kam shkuar ne directory html , kam hapur faqen config.php edhe kam bere kete ndryshim,

$dbhost = "localhost";
$dbuname = "root";
$dbpass = "kodin e databases";
$dbname = "nuke"; (kete i kam lene keshtu)
$prefix = "nuke"; (kete i kam lene keshtu)
$user_prefix = "nuke";(kete i kam lene keshtu)
$dbtype = "MySQL"; (kete i kam lene keshtu)

deri ketu ok.
kam hapur Internet Service Manager,

new directory, PHP-Nuke-5.6, seleksionoj kartellen qe e kam ne c:\...., akrtellen e duhur.
.
shkoj ne propeties edhe vendos index.php.
shpresoj qe deri ketu te jem.

pastes shkoj qe te hap ne brouser il perkorso http://localhost/PHP-Nuke-5.6/index.php. edhe bosh fare
You are not authorized to view this page.

shpresoj qe te me ndihmoni vertet po me pelcet koka
kam lexuar gudiden por e kam koken tym fare, se di fare se ku kam ngelur

Faleminderit per paciencen
Kio

Administratori's picture

Përshëndetje quattroxquattro,

po, tani je më i qartë :-)

Nuk këshillohet përdorimi i PHP-Nuke me një server web si IIS. Në window$ mund të instalosh pa problem Apache!

Sidoqoftë, le të fillojmë me rradhë:

Që të respektosh rrugën e përdorur normalisht për instalim, paketi PHP-Nuke duhet hapur në kartelën root të serverit (p.sh. c:\inetpub\wwwroot).

Duhet të kontrollosh file tënd të konfigurimit të php (php.ini) dhe kujdesu që direktiva "include_path" të pasqyrojë pozicionin korrekt të root (p.sh. c:\inetpub\wwwroot). Kontrollo që "register_globals" të jetë e vendosur në "On" (kjo për shkak të versionit të Php-Nuke që je duke përdorur). Gjithashtu kontrollo që "error_reporting" (ndryshe do te kesh Runtime Errors gjate zbatimit te php-nuke), "display_errors" të jenë në "Off". Për PHP-Nuke të duhet edhe një server lokal mail, prandaj vendos "SMTP=localhost".

Më shkruani që përdorni me sukses php me server-in IIS, prandaj nuk po zgjatem më tepër.

Tani të arrijmë tek gabimi që të jep. Futu në kartelën html dhe gjej e fshi njëri pas tjetrit të gjithë files

htaccess

, pasi zakonisht janë shkruar për t´u përdorur me apache. Për prova të zakonshme në lokale nuk të nevoiten.

Normalisht tani do të jesh në gjendje të futesh tek faqja e prezantimit të php-nuke por, mbasi të kalosh këtë fazë do të ndeshësh menjëherë në gabime të tjera. Mesa më kujtohet duhet ndryshuar file config.php, si dhe file index.php për ti përshtatur me IIS. Më vjen keq por nuk më kujtohen më të gjitha ndryshimet e duhura (p.sh. nga $foot 1 = " " duhet ndryshuar në $foot1= "" e kështu me rradhë).

Nuk dua të ngul këmbë :-), por mjaftojnë 5 minuta për të instaluar Apache në windows, ose përdor ndonjë nga pakot e gatshme që të instalojnë dhe të konfigurojnë menjëherë në windows Apache + php + MySQL + perl + server mail. Duhet të dish që kush ka shkruar Php-Nuke nuk ka patur në mendje Windows :-)

quattroxquattro's picture

Pershendetje,

e kam koken tym fare se spo marr dot vesht ku po gaboj

i bera te gjitha veprimet simpas rruges qe me keni treguar por tani me del nje erro tjeter

erroret jane keta, mbasi hap faqen index.php

Notice: Undefined variable: HTTP_USER_AGENT in C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html\mainfile.php on line 16

Notice: import_request_variables(): No prefix specified - possible security hazard in C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html\mainfile.php on line 39

Notice: Undefined variable: forum_admin in C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html\mainfile.php on line 69

Notice: Undefined variable: inside_mod in C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html\mainfile.php on line 72

Notice: Undefined variable: inside_mod in C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html\db\db.php on line 44

Fatal error: Cannot instantiate non-existent class: sql_db in C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html\db\db.php on line 86

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: quattroxquattro më 07-11-2003 15:08 ]

Administratori's picture

Futu tek file i konfigurimit të PHP (php.ini) dhe ndrysho:

nga
error_reporting = E_ALL


error_reporting = E_ALL &~ E_NOTICE

dhe riprovo edhe njëherë.

Gjithashtu, në një nga mesazhet e forumit kam bashkangjitur një file që kryen një kontroll mbi konfigurimin korrekt të php-nuke dhe të server-it: provoje, ndoshta do t´ju ndihmojë.

quattroxquattro's picture

faleminderit shume lenti per paciencen,
por tani me vjen ky gabim kur hap faqen index.php ne browser

Fatal error: Cannot instantiate non-existent class: sql_db in C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html\db\db.php on line 86
shkova e hapa faqen qe me jepte gabimin edhe ne kete rresht eshte kjo

$db = new sql_db($dbhost, $dbuname, $dbpass, $dbname, false);

me fal por po te te merzis si shume

Kio

Administratori's picture

:-)

Gjithmonë tek file i konfigurimit të PHP provo të ndryshosh include_path si në vazhdim:
c:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html

Kjo mund të të zgjidhë përkohësisht problemin.

Më fal që po këmbëngul, përse nuk provon Apache???

quattroxquattro's picture

lenti, me fal per kohen qe po te te humb,

e modifikova faqen e php.ini por akoma me jep gabimin e meparshem

; Windows: "\path1;\path2"
;include_path = ".;C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9\html"

Persa i perket apache-s nuk e installoj per arsye se eshte kapoja im qe nuk don apache ne ambient win. Por kam qene un ai qe po kundervihem me te gjitha forcat per te miren e punes duke i shpjeguar, se sic e kam shkruajtur me lart dua te bej kete portale intranet. atij i intereson qe un tja bej kete portale duke perdorur vetem ambient Window.
por ja, me kalimin e kohes do ti mbushet mendja duke pare qe apache ka lundue nga famigla linux ne mos gaboj per kaq sa kam lexuar. jo qe do ja mbush mendjen un por do ja mbushe mendjen nga puna e perparuar e linux-it.
Kio

[ Ky Mesazh është Modifikuar nga: quattroxquattro më 07-11-2003 18:47 ]

Administratori's picture

Tani jam në shtëpi dhe, këtu nuk ekziston asnjë lloj Windowsi (po arrita po instaloj një version në emulim). Sidoqoftë, provo të luash pak me të ndryshueshmet, (p.sh vendos C:\Inetpub\wwwroot\phpnuke6.9)

Problemi që të jep është thjesht mosgjetja e file nga server-i IIS (nuk po marr parasysh që me të vërtetë të mungon ky file :-) )

Përsa i takon kapo-s, duhet t´i interesojë funksionimi korrekt i portalit dhe jo ambienti ku ai funksionon!

Pastaj ambienti vazhdon të jetë gjithmonë windows (i pasigurt dhe pa rendiment), Apache është vetëm një program (sikurse është IIS) . Mbasi të kesh arritur të konfigurosh php-nuke nën IIS, kryej një tjetër instalim duke përdorur Apache si server web (sigurisht me një tjetër portë në dëgjim, p.sh. 8080) dhe vëri në dukje ndryshimet në prestacion dhe në siguri.

quattroxquattro's picture

faleminderit lenti,
i provova te gjitha kerkova edhe ne internet kete gabim por spo gjej dot zgjithje u pa puna po installoj te tera na portatilin tim qe sapo e mora, faleminderit per mundimin

ciao kio

Faqet